Jasharaj: Nëse qeveria nuk reflekton, 1 shtatori do t’i gjejë nxënësit në shtëpi
Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 30 August 2022
Kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj, ka thënë se qeveria nuk reflekton, 1 shtatori do t’i gjejë nxënësit në shtëpi e mësimdhënësit në grevë.
“Greva ka rrjedh të mbarë dhe greva do të duket edhe në opinion edhe më e fuqishme më 1 shtator ngase karshi kolegëve të vet në SBAShK, në çerdhe dhe arsim që po qëndrojnë në vende pune, por janë në grevë dhe s’kryejnë asnjë detyrë që ka të bëjë me ta, 1 shtatori fatkeqësisht nëse vazhdohet kështu me tekat e qeverisë, nxënësit do t’i gjejë në shtëpi e mësimdhënësit në grevë e cila do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave tona”.
Në konferencën e jashtëzakonshme, ai tutje tha se kanë vizituar komunat për të parë nga afër gjendjen, dhe njoftoi se ajo po mbahet në mënyrë dinjitoze.
“Sa i takon grevës, rrjedhjes së saj, jemi duke vizituar komunat për të parë nga afër gjendjen, për t’i lutur anëtarësinë tonë që grevën ta mbajnë siç dinë dhe po e mbajnë në mënyrën më dinjitoze të mundshme. Mesazhi i tyre është që ne të qëndrojmë dhe ne ua kemi dhënë besën dhe do të qëndrojmë sepse ata kanë thënë se janë në rrugë të Zotit dhe kërkesat e tyre janë legjitime. Këtë e thash për ta hequr një mëdyshje që qeveria Kurti po mundohet ta publikojë se nuk është vullnet i grevistëve por janë të diktuar. Greva do te zgjasë sa të thonë ata ose do të zgjasë deri në momentin deri qeveria të ndryshojë qasjen ndaj dialogut dhe sindikatave dhe të ulet sepse zgjedhje ka”, tha ai.
Të tjera
-
Kusari -Lila thotë se Kosova “ndoshta” do të bëhet anëtarë e KiE para fundit të vitit
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë ë...
-
Abdixhiku thotë se Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore: Nëse ka merak, ia hapë një ministri për veriun dhe e bëj ministër
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në “Pressing” të ...
-
Allen: Rusia kërkon kaos dhe ndarje të Ballkanit Perëndimor
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Matoshi: Kurti s’vlen më si kryeministër për aleatët
Kohëve të janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme. Për o...
-
Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Osmani: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot Zëvendës Ndihmës Sekretare...
-
Bastisja në Veri, Policia sekuestron 1.6 milionë euro dhe mbi 637 mijë dinarë
Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë d...
-
Abdixhiku për darkën Kurti-Krasniqi: U rrahën me grushte e tash u bënë bashkë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha është shumë e ...
-
Kjo zonë parashikohet të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje pasditen e së martës
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...
-
Kërkohet ndihmë për shërimin e 18-vjeçarit, Argjend Jonuzaj nga Prizreni
Argjend Jonuzaj nga Komuna e Prizrenit ka nevojë për ndihmën tuaj. 18-...
-
VV e do të “unifikuar” opozitën për të shkuar në zgjedhje, PDK, LDK dhe AAK kanë dallime
Partia Demokratike e Kosovës u kërkoi të hënën partive politike parlamentare ...
-
Ceremonitë mortore për presidentin iranian do të nisin të martën e ardhshme
Ceremonitë mortore për presidentin iranian, Ebrahim Raisi, dhe shokët e tij d...