Japonia do të financojë shtatë projekte në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
12:09 | 20 March 2018
Qeveria e Japonisë do të mbështesë dhe të financojë shtatë projekte, të cilat kapin vlerën e më shumë se 470 mijë euro dhe këto projekte kanë të bëjnë me zhvillim ekonomik, media, të rinj, kulturë dhe sport.
Kjo është bërë e ditur gjatë një takimi që ambasadori i Japonisë në Austri përgjegjës për Kosovën Kiyoshi Koinuma pati në Odën e Ekonomike të Kosovës.
Diplomati japonez tha se nga ajo që ka parë gjatë vizitës në Kosovë është se ekonomia e saj ka vazhduar të ketë rritje.
Po ashtu, ai shprehu dëshirën që shteti i tij të ketë bashkëpunim edhe më të madh biznesor me Kosovën.
“Që nga pavarësia e Kosovës Japonia ka kontribuar në zhvillimin e Kosovës dhe siç thashë këtë herë kam parë shumë vend punishte në Kosovë dhe ndërtesa të reja që po ndërtohen. Gjithashtu kam parë edhe makina të reja, duke i përfshirë edhe Toyota japoneze që do të thotë që ekonomia e Kosovës ka vazhduar të ketë rritje. Çka kishim dashur të bëjmë është që në vazhdimësi të japim asistencë për zhvillimin ekonomik në Kosovë, gjithashtu për ne do të ishte shumë e rëndësishme edhe bashkëpunimi biznesor me Kosovën”, tha ai.
Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, duke vlerësuar mbështetjen që shteti japonez ka dhënë për Kosovën që nga viti 1999, ka thënë se edhe grantet e ndara gjatë ditës së sotme mbështetin pikat më sensitive dhe të rëndësishme të Kosovës.
“E veçanta e këtyre granteve dhe kësaj mbështetje është që i prek pikat më sensitive dhe më të rëndësishme për Kosovën sot dhe nesër, që ka të bëjë me ambientalizëm, ka të bëjë me ekonomi dhe zhvillim ekonomik, ka të bëjë me media dhe me të rinj, ka të bëjë me kulturën, sport dhe me shumë fusha të tjera të rëndësisë strategjike për ardhmërinë e Kosovës. Një shtet që dhuron edukim dhe e bart përvojën e vet është shtet mik dhe këtë është duke e bërë Japonia në mënyrën më të argumentuar”, tha ai.
Gërxhaliu ka bërë të ditur se Japonia do të ofrojë mbështetje edhe për xhudon.
“Sot është nënshkruar dhe është miratuar një mbështetje për sportin dhe kulturën e Kosovës si një dëshmi që Japonia i vlerëson dhe i promovon vlerat e Kosovës. Në vitin 2016 Majlinda Kelmendi në Rio de Zhaneiro fitoj medaljen e parë të artë dhe sot populli dhe qeveria e Japonisë ndan grant për të mbështetur këtë sport. E bënë këtë mu si një përgatitje për xhudo dhe sportin kosovar që të jetë i gatshëm për sfidat e Lojërave Olimpike në vitin 2020 në Tokio dhe e tëra kjo dëshmon sinqeritetin dhe mbështetjen drejt ardhmërisë së Kosovës si shtet i ri”, tha Gërxhaliu.
Oda Ekonomike e Kosovës nderoi ambasadorin japonez me një dhuratë modeste në shenjë falënderimi për kontributin që shteti i Japonisë ka dhënë në Kosovë.

T� tjera
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...































