Sport

James largohet nga Reali, por jo në Premierligë?

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 17 May 2017

Është raportuar shumë ne mediat evropiane se James Rodriguez po transferohet tek Manchester United.

Por, sot mediat evropiane raportojnë se “Djajtë e Kuq” nuk janë të interesuar në transferimin e mesfushorit kolumbian, pasi kanë disa qëllime të tjera.

Kështu, Interi ka filluar bisedimet me agjentin e James Rodriguezit, Jorge Mendes, ku transferimi mund të ndodh për 55 milion euro, transmeton Tuttosport.

-Advertisement-

Skuadra nerazure do të bëjë një revolucion të madh në këtë verë, pasi është duke e planifikuar largimin e disa lojtarëve, ndërsa transferimi i parë pritet të jetë kolumbiani që në këtë verë do të largohet nga Real Madridi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera