“Jam tu prit që 4 orë në kam, e ma kanë hup CD-në”, pacientja e dëshpëruar rrëfen përvojën e keqe në QKUK
Autori: Samire Jaha 10:03 | 19 June 2023
Pacientët të cilët kërkojnë shërbime në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata në korridoret e klinikave, shkruan Gazeta Infokus.
Njësoj është duke pritur edhe një paciente në Klinikën e Radiologjisë për marrjen CD-së, por jo për shkak të listës së gjatë.
Ajo për Infokus ka treguar se ka katër orë që po pret në këmbë në këtë Klinikë për shkak se stafi i ka ngatërruar ose i ka humbur CD-në pra incizimin që i është bërë asaj e që i duhet urgjentisht për të parë rezultatin e për të vazhduar trajtimin.
Derisa origjinalin e CD-së nuk po e gjenin askund nga doktorët asaj i është ofruar një kopje për të cilën ajo është shprehur e shqetësuar nëse do ti pranohet nga doktorët për ti shikuar rezultatin.
“Jam tu prit prej 8ve gati qe 4 or për ni cd, bile qitu n’kam jom tu prit se kom probleme me shpin, e ma kanë hup që 3 javë edhe jom tu prit veq kopjen me e marr se origjinalin se kanë hiq edhe po pritojnë me i lyp, dy incizime i kom në qatë CD edhe po tutna që mjekët s’kanë me mi pranu kopjet hiq”, tha për Infokus pacientja e cila dëshironte të mbetej anonim.
Ndërkaq ajo tregoi se sociali që merr nga komuna nuk i dalin as për ilaqe.
“Jam tu prit me marr qat CD edhe veç për një nënshkrim se tani shkojnë mjekët në pushime edhe m’bjen me prit me muaj, plus jam me social po udhëtoj s’po më dalin paret, bile as për ilaqe, një muaj dit ma kanë ndal komuna po tani shyqyr ma lëshuan apet”, tha tutje pacientja.
Kujtojmë që ka pacientë të QKUK-së, që janë në lista të pritjes që nga viti 2018./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngje...
-
“Faleminderit”, Krasniqi mirënjohëse për mbështetjen e qytetarëve të Vushtrisë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Prishtina të martën është renditur ndër 15 qytetet me ajrin më të ndotur në b...
-
Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka u...
-
Lushtaku në takim me banorët e tre fshatrave të Skenderajt: Besimi juaj është shpresa për të ardhme të sigurt
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Konfiskohen rreth 25 kg lëndë nạrkọtike dhe arrestohen katër të dyshuar
Operacioni policor i koduar ‘Starti’ kanë goditur një grup kriminal trafikant...
-
Haradinaj takon kongresmenin Keith Self: Të rikthejmë marrëdhëniet strategjike me Amerikën
Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj sot ka takuar Kongresmenin Republikan, ...
-
Memli Krasniqi nga Vitia: Të gjitha shtabet zgjedhore të PDK-së janë të mobilizuara për fitoren e Bedri Hamzës më 9 shkurt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në vazhdën e vizit...
-
Bedri Hamza nga Krusha: Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Daut Haradinaj: Mbështetja masive për Kosovën Fituese, shpresë për rikthimin e dinjitetit për qytetarët
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Deklarata e Trump për gjinitë, Lushtaku: Kjo deklaratë ngjallë shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Jeta Rafuna: Vushtria mikpritëse si gjithmonë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Raf...