Lajme

“Jam i zhytur në borxhe”, kapet në shtëpi bari me vlerë 848 mijë £ shqiptari në Angli (EMRI)

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 18 January 2023

Një shqiptar i identifikuar si Arnold Hazizi, 30 vjeç, është arrestuar në Rhyl të Britanisë së Madhe pasi u kap duke rritur bimë kanabisi brenda në një benesë.

Bëhet me dije se droga e gjetur kapte vlerën e 848 mijë paundëve. Në momentin që policia ka bastisur shtëpinë e tij, i riu shqiptar është ngjitur në çati dhe ka hedhur në tokë dy telefona celularë që kishin mesazhe të cilat e lidhnin atë me trafikantë droge.

Mediat britanike raportojnë se pasi u arrestua, Hazizi ka pranuar në sallën e gjyqit se kultivonte kanabis, dhe gjykata e dënoi me 22 muaj burg. Ai kërkoi dhe azil nga shteti britanik por gjykatësi tha se Hazizi do të deportohet në Shqipëri menjëherë pas përfundimit të dënimit.

-Advertisement-

Në dosjen e tij hetimore thuhet se Hazizi ishte i vetmi person që ndodhej brenda në banesë. Mësohet se policia gjeti në shtëpinë e tij 1010 bimë kanabisi, 25 ventilatorë, 136 drita dhe një sistem vaditjeje. Sipas tyre, vetëm pajisjet kushtonin rreth 12,000 £.

Është vlerësuar se Hazizi bashkë me një person tjetër kishin prodhuar muajt e fundit rreth 84 kg kanabis. Nëse do të shitej në kilogramë të plotë, kanabisi do të kishte vlerë midis 127,350 dhe 381,600 £. Nëse do të shitej me doza të vogla, kanabisi do të kishte vlerë midis 283,000 dhe 848,400 £

Në gjykatë Hazizi deklaroi se në Shqipëri kishte punuar në  fermën e tij familjare  por për shkak të borxheve ishte detyruar të shkonte ilegalisht në Britaninë e Madhe.  Ai pretendoi se qëndroi fillimisht te një mik i tij i quajtur Miri në Mançester dhe punoi për të.

“Jam i zhytur në borxhe në Shqipëri”, mësohet të ketë deklaruar 30-vjeçari shqiptar.

Gjithashtu nga të dhënat në telefonin e tij, policia ka zbuluar se ai kishte qenë në kontakt me një burrë të quajtur Nino për t’u kujdesur për bimët dhe madje e mësonte Ninon se si të kujdesej për bimët e tij të kanabisit. Mes tyre kishte 1000 mesazhe. Nga të gjitha provat e gjetura rezultonte se Hazizi e kryente aktivitetin e paligjshëm për më shumë se 7 muaj para se të arrestohej.

Avokati i shqiptarit Simon Killeen tha se klienti i tij rrezikohet në Shqipëri sepse ka shumë borxhe. “Ai ka një grua, një fëmijë dhe prindërit atje. Erdhi në Angli në Janar të 2022-it. Rrezikohet në Shqipëri”, ka thënë Killeen.

Sa i përket çështjes së dëbimit, gjykatësi është shprehur se ky vendim u përket autoriteteve të tjera, por sipas tij, duhet që i pandehuri të dëbohet në momentin e lirimit nga burgu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera