Jakup Gashi ngre dyshime për tenderin e testimit të derivateve: A po vendoset një standard i ri?
Autori: Gazeta inFokus
16:35 | 10 July 2026
Eksperti i tregut të naftës, Jakup Gashi, ka ngritur shqetësime lidhur me kriteret dhe zbatimin e një procedure tenderuese për shërbimet laboratorike, duke kërkuar sqarime zyrtare për mënyrën e përzgjedhjes së operatorit ekonomik.
Sipas Gashit, operatorit ekonomik i kërkohet të dëshmojë se disponon certifikatat ISO 9001 dhe EN ISO 1725 ndërsa parashikon edhe kryerjen e analizave për vajra, vajra industrialë, naftë dhe mazut.
Megjithatë, ai thekson se laboratori i kontraktuar rezulton i akredituar për testimin e ujërave, mostrave të tokës dhe sedimenteve, mbetjeve të ngurta, ajrit në mjedise të hapura dhe të mbyllura, zhurmës në mjedis, shkarkimeve nga burimet pikësore (oxhaqet), verës dhe kategorive të tjera, por jo për analizat e derivateve të naftës.
Në reagimin e tij, Gashi shtron pyetjen se mbi cilat standarde dhe metodologji është përzgjedhur operatori për të kryer testimin e vajrave, naftës dhe mazutit, kur këto analiza nuk figurojnë në fushëveprimin e akreditimit të laboratorit.
Ai vlerëson se testimi i këtyre produkteve kërkon kompetencë të specializuar teknike dhe procedura të veçanta analitike, ndaj kërkon transparencë nga autoritetet përgjegjëse.
Sipas Gashit, ky rast ngre nevojën për një sqarim zyrtar mbi metodologjinë e vlerësimit të ofertave, në mënyrë që të garantohet se testimi i derivateve të naftës kryhet vetëm nga laboratorë që posedojnë akreditimin dhe kompetencën teknike përkatëse, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

T� tjera
-
“Të jeni gjenerata e fundit që lindni në luftë”, mesazhi prekës i Hashim Thaçit i vitit 2018 që u publikua sërish
Ekipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar në profilin e ...
-
Gjykata Speciale konfirmon kthimin e Jakup Krasniqit në Hagë: Kishte arsye humanitare bindëse për vizitën
Gjykata Speciale bëri të ditur dje pas orës 17:00 se Jakup Krasniqi është kth...
-
Dita e Alfabetit, Presidentja: Shqipja është trashëgimia e përbashkët, një nga dëshmitë më të fuqishme të qëndresës sonë ndër shekuj
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula tha se “Alfabeti i gjuhës shqipe ...
-
52 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, 21 persona të arrestuar
Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundi...
-
Sot Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Rama poston një video: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa e kombit tonë
Sot, më 22 nëntor, është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, e cila festohet ç...
-
Mashtronte me vetura të marra me qira, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë
Hetuesit policorë të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë arritu...
-
Pasi bëri fushatë për Vuçiqin, kryeministri sllovak i drejtohet Brukselit: Përcilleni situatën në Serbi, sundimit të ligjit po i vjen fundi
Kryeministri sllovak Robert Fico ka sugjeruar që Komisioni Evropian (KE) të m...
-
“Jam në bisedime”, Melania Trump paralajmëron armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ka deklaruar...
-
Mustafa: Qeveria të tregojë cilat kompani serbe kanë tregtuar energji me Kosovën dhe sa ishte vlera e importit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka kërkuar nga Qeve...
-
39 mijë e 777 veteranë të UÇK-së përfitojnë nga skema e pensioneve në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar edhe statistikat e Mirëqenies...
-
Ushtroi dhu*në dhe kanosi gruan dhe familjen e saj në Prishtinë, ish-i dashuri në arrati
Një person në Prishtinë është vënë në kërkim të Policisë së Kosovës, pasi dys...
-
Komisionet parlamentare të hënën me takime diplomatike dhe tri projektligje të rëndësishme
Komisionet parlamentare do të kenë një agjendë të ngjeshur të hënën e 23 nënt...

































