Ekonomi

Ja si e kishte rrokullisur kamionin me produkte serbe Lëvizja Vetëvendosje (Video)

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 19 April 2018

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar aksion në Panairin “Prishtina 2018”, për pjesëmarrjen e madhe të kompanive serbe në këtë panair. Rreth 70 kompani serbe do t’i ekspozojnë produktet e tyre në këtë panair.

Pjesëmarrja kaq e madhe e kompanive serbe në këtë panair, i ka irrituar në masë të madhe kompanitë kosovare, e që tashmë disa edhe kanë paralajmëruar se do ta anulojnë pjesëmarrjen aty, si dhe Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Infokusi.com.

LEXO EDHE: VV me aksion kundër prezencës së kompanive serbe në panairin “Prishtina 2018”

-Advertisement-

Kjo e fundit aksione të tilla ka organizuar edhe më parë. Ata më 2016-ën kishin përmbysur një kamion me produkte të Serbisë që shiten në Kosovë.Kjo ngase Republika e Serbisë, po atë vit i kishte kthyer pas mbi 103 mijë libra shqip, duke lënë pa libra nxënësit shqiptarë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Infokusi ua sjell të plotë videon se si Lëvizja Vetvëvendosje e kishte rrokullisur kamionin me produkte nga Serbia.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy