Ja se kur do të shpallet konkursi për pranimin e studentëve në UP
Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 05 July 2022
Pritet që nga fundi i javës të shpallet konkursi për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës. Prorektorja e Universitetit, Mimoza Ibrani, bëri të ditur për Radio Kosovën, se për vitin e ri akademik do të pranohen rreth 6 mijë studentë të rinj, ndërsa theksoi se pritet edhe miratimi nga ana e Ministrisë së Arsimit, në mënyrë që të shpallen datat e konkursit. Ajo foli edhe për risitë që do të ketë për vitin e ri akademik.
Senati i Universitetit të Prishtinës, ka miratuar propozimet e fakulteteve dhe ka marrë vendim që të shpallë konkursin për pranimin e studentëve të rinj në studimet themelore bachelor në 14 fakultete të këtij universiteti.
Prorektorja për mësimdhënie dhe çështje për studentë, Mimoza Ibrani, tha për Radio Kosovën se në vitin e ri akademik do të pranohen 6 mijë e 100 studentë të rinj, përfshirë këtu edhe kuotat e rezervuara për komunitetet jo-shumicë dhe për ata jashtë Kosovës.
“Sapo ta kemi miratimin e Ministrisë së Arsimit, do të vazhdojmë me hajen e konkursit. Besoj në fund të kësaj jave ose orientimisht në fillim të javës së ardhshme. Bazuar në interesimin e viteve paraprake, interesimi më i madh ka qenë në Fakultetin e Mjekësisë. Këtë vit orientimisht, vende të lira do të ketë aq sa ka pasur edhe vitin e kaluar, do të organizohet provimi pranues, do të ketë edhe proces të ankimimit. Ndërkohë, deri në shpallje të konkursit, udhëzojmë të rinjtë që të vizitojnë ueb faqen e Universitetit të Prishtinës, ku janë të listuara programet e studimit në të gjitha fakultetet”, tha Ibrani.
Prorektorja Ibrani, bëri të ditur se risi e konkursit për vitin e ri akademik, është edhe akreditimi i programit për energjetikën në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Ajo theksoi se shumica e programeve të studimit në Universitetin e Prishtinës kanë qenë të akredituara, ndërsa kanë qenë në ri-akreditim rreth pesë programe të tjera. Ajo foli edhe për ato programe ku të rinjtë kanë më pak interesim për të studiuar.
“Ka programe të fushave teknike, të shkencave matematikore-natyrore, të cilat nuk po zgjojnë interesim shuam të madh te të rinjtë. Besoj që me promovimet që i kemi organizuar dhe me fushatat ndërgjegjësimi për mundësitë e zhvillimit në karrierë, ketë vit do të kemi prurje më cilësore edhe sasiore në këto fusha e programe të studimit”, tha ajo
Vitin e kaluar, Universiteti i Prishtinës ka pasur të akredituara gjithsej 157 programe të studimit në të gjitha ciklet e studimit. Ndërkohë, të gjitha institucioneve të Arsimit të Lartë në Kosovë, u është hapur rruga për të shpallur konkurse për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2022/2023. Këshilli Shtetëror i Cilësisë i Agjencisë së Akreditimit, ka shqyrtuar dhe aprovuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë, për programet e studimit.
Të tjera
-
Nën ndikimin e alkoolit, kosovari sulmon djalin, ish-gruan dhe partnerin e saj
Një baba ka ngufatur fëmijën e tij nën efektin e alkoolit, ka kërcënuar gruan...
-
Kurti mbjell sot pemën olimpike 2024
Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi do...
-
Në prag të zgjedhjeve, BE-ja thotë se Rusia po përhap dezinformata
Qeveritë evropiane thonë se Rusia po përhap dezinformata përpara se Bashkimi ...
-
Gjashtë ditë në koma, avokat Sokol Mëngjesi dërgohet për mjekim në Athinë
Pasi qëndroi për gjashtë ditë në koma, avokati Sokol Mëngjesi është dërguar p...
-
Sot shqyrtohet raporti vjetor i Autoritetit të Konkurrencës
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do të mblidhet sot. ...
-
Ngjarjet e ditës
Disa nga ngjarjet e parapara të zhvillohen sot. Në Hagë vazhdon procesi i ...
-
Sot Dita Botërore e Sportit dhe Ambientit, parashihen aktivitete
Sot është Dita Ndërkombëtare e Sportit dhe Ambientit. Në nderim të kësaj d...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Nënpresidentja Kamala Harris do marrë pjesë në konferencën në Zvicër për paqen për Ukrainën
Nënpresidentja amerikane Kamala Harris dhe këshilltari i sigurisë kombëtare J...
-
Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell
Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diel...
-
Shpalli fitoren në Bujanoc, Pajaziti: Kërkesën e parë për takim do ta bëj me Kurtin
Arbër Pajaziti, i cili e ka shpallur fitoren në komunën e Bujanocit në kuadër...
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Pluhuri Saharian ...