Sport

Ja sa para kanë humbur klubet spanjolle si pasojë e koronavirusit

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 27 February 2021

Përhapja e pandemisë, koronavirus, po vazhdon të shkakoj telashe të mëdha, shkruan Gazeta inFokus.

Kriza të mëdha financiare janë pësuar në gjitha fushat, e padyshim që nga kjo ka humbur edhe futbolli, i cili po luhet pa tifozë që nga marsi i vitit të kaluar.

Sipas një studimi të bërë nga “PricewaterhouseCoopers”, klubet spanjolle kanë humbur afro 1 miliard euro.

-Advertisement-

Skenari më i mirë është humbja e 825 milionë eurove dhe skenari më i keq është humbja e 1.029 milionë eurove nga klubet e dy divizioneve.

Kujtojmë që klubet spanjolle këtë edicion kanë shpenzuar 748 milionë euro me pak, në krahasim me sezone të tjera./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera