Ekonomi

Ja sa para i kërkojnë mësimdhënësit

Autori: Anita Krasniqi 10:02 | 23 January 2019

Nëse plotësohen kërkesat e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës paga më e ulët në arsim do të ishte 621 euro, për mësimdhënësit në shkolla fillore.

Ndërsa më e larta do të kaloi shumën prej 800 euro, shkruan gazeta inFokus.

Tash e dy javë institucionet arsimore janë në grevë, pasi sindikalistët janë të vendosur të mos pranojnë asnjë ofertë të Qeverisë së Kosovës, e cila nuk përmbushë kërkesën për rritje të pagave prej 30 për qind të koeficientit të propozuar në projektligjin për pagat.

-Advertisement-

Gazeta inFokus ka kalkuluar koeficientin e kategorive të punonjësve në arsim nga projektligji me atë të mundësisë së rritjes 30 për qind.

Pagat e mësimdhënësve sipas kërkesave të tyre, me rritje të koeficientit 30 për qind:

Drejtori i shkollës Speciale dhe shkollës fillore  – 836 euro

Drejtor i institucioneve parashkollore, Zëvendësdrejtor i shkollës – 788 euro

Mësimdhënësit në shkolla speciale  – 764 euro

Mësimdhënësit në shkolla të mesme  – 788 euro

Mësimdhënës në shkollë fillore – 621 euro

Mësimdhënës në institucionet parashkollore  – 693 euro

Pedagog, psikolog dhe sekretari i shkollës në institucione arsimore – 717 euro./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera