Lajme

Ja në cilën shkollë do të votoj Behgjet Pacolli e Mimoza Kusari- Lila!

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 10 June 2017

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, z.Behgjet Pacolli do të votojë në Shkollën Fillore “Shkëndija”, në Hajvali. Ndërsa kandidatja për deputete nga radhët e Koalicionit LDK – Alternativa – AKR, njëherit kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, do të votojë nesër, në orën 09.00 në shkollën fillore “Yll Morina” në Gjakovë.

Gjithashtu, nesër gjatë ditës, në përcjellje të procesit zgjedhor, Aleanca Kosova e Re, ka planifikuar tri konferenca për shtyp ku do të raportohet lidhur me mbarëvajtjen e këtij procesi në terren.

Konferencat mbahen në zyrat Qendrore të Partisë, ndërsa më poshtë mund ta gjeni orarin e saktë të konferencave të planifikuara për nesër:

-Advertisement-

Konferenca e parë – Ora 12:30

Konferenca e dytë – Ora 16:30

Konferenca e tretë – Ora 19:30

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera