Ekonomi

Ja në cilat komuna shkojnë më shumë para të buxhetit

Autori: Sylejman Sylejmani 11:28 | 07 December 2018

Komunat që udhëhiqen nga kryetarët të cilët vijnë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duket se do t’ia shohin hajrin buxhetit të vitit 2019.

Kryeministri Ramush Haradinaj që është edhe kryetar i kësaj partie, ka vendosur t’i ‘shpërblejë’ bashkëpartiakët, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas një raporti të publikuar nga instituti GAP, 32 për qind i gjithë buxhetit për investime kapitale i ministrisë së Infrastrukturës, që gjithashtu udhëhiqet nga një partiak i AAK-së, Pal Lekaj, do të shkojë në shtatë komunat ku qeverisë AAK-ja.

-Advertisement-

Këto komuna do të përfitojnë bindshëm më shumë se komunat e tjera të Kosovës me të cilat udhëheqin parti të tjera, shkruan gazeta inFokus.

19 për qind e këtij buxheti do të shkojë për tetë komunat e LDK-së.

Nga buxheti i kësaj ministrie për investime kapitale, 13 për qind do t’i marrë PDK-ja me 5 komuna.

E nga gjithë kjo ndarje, sipas institutit GAP janë diskriminuar komunat që qeverisen nga LDK-ja, kurse ato komuna që prihen nga kryetarë të AAK-së janë favorizuar.

Si një prej shembujve, ky institut ka marë komunën e Gjakovës, shkruan gazeta inFokus.

Në këtë komunë në të cilën jetojnë 5.3 përqind e popullësisë së Kosovës, do të investohet 20.3 përqind nga totali i buxhetit të ndarë nga qeveria për komuna.

E komuna më e diskriminuar sipas GAP-it, është Prizreni që udhëhiqet nga Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera