Ekonomi

Ja kush do ta drejtoj Ndërmarrjen e Re Energjetike (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 25 May 2018

Në mbledhjen e fundit të qeverisë, kabineti në krye me Ramush Haradinajn ka emëruar Bordin e Përkohshëm të Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës Sh.A. që ndryshe quhet NKEC.

Kjo ndërmarrje do të ketë për qëllim blerjen e energjisë elektrike nga Termocentrali i Ri i menaxhuar nga kompania amerikane “Contour Global” dhe shitjen e saj kompanive për furnizim me energji elektrike. Ferit Idrizit, i është besuar drejtimi i Bordit për gjashtë muajt e ardhshëm.

Ndërsa anëtarë të Bordit të Përkohshëm të Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës Sh.A. janë emëruar Valon Berisha, Bedri Dragusha, Shqipe Ahmeti Berisha dhe Besnik Gecaj.

-Advertisement-

Bordi i Përkohshëm i Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës Sh.A./ NKEC do të ketë mandat gjashtë mujor. Pas kësaj kohe pritet zgjedhja e bordit të përhershëm të ndërmarrjes NKEC, shkruan Infokusi.

Pikërisht njëri nga kushtet e kompanisë amerikane ishte garancia e shitjes se energjisë përmes Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës Sh.A./ NKEC, kusht ky që iu ka plotësuar qysh tani investitorit.

Kjo do të thotë se investitori amerikan qysh tani e ka të garantuar shitjen e gjithë energjisë së prodhuar nga thëngjilli kosovarë.

Ndërtimi i Termocentralit të Ri kapë një investim prej 1.3 miliardë euro dhe do të ketë kapacitet gjenerues prej 500 megavatesh./INFOKUSI/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera