Ja kush ia sheh hajrin më së shumti buxhetit të shtetit
Autori: Sylejman Sylejmani
17:08 | 24 December 2018
Buxhetit të qeverisë së Kosovës të votuar të premten në Kuvendin e Kosovës, siç duket më së shumti do t’ia shohin hajrin komunat që qeverisen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Shtatë komunat e AAK-së, edhe pse të vogla për nga territori dhe popullësia, sipas një raporti të publikuar nga instituti për Studime të Avancuara – GAP, do të fitojnë shumë më shumë sesa komunat e tjera të Kosovës.
Më së shumti favore këtyre komunave u ka bërë Ministria e Infrastrukturës, e cila gjithashtu udhëhiqet nga një njeri i AAK-së, Pal Lekaj, shkruan gazeta inFokus.
32 për qind e buxhetit të investimeve kapitale që e ka në dispozicion kjo ministri, do të shkojë në komunat që udhëhiqen nga partia e kryeministrit Ramush Haradinaj.
Deçanit prej nga vjen kryeministri Haradinaj, do t’i ndahen 3.6 për qind e buxhetit për investime kapitale të ministrisë së Infrastrukturës.
E Prizreni, i cila ka territor e banorë më shumë herë më shumë se Deçani, do të përfitojë vetëm 2.7 për qind të këtij buxheti.
Megjithatë, me këtë ndarje nuk është i kënaqur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Ramosaj në një prononcim për Gazetën inFokus tregon se ka pritur më shumë.
“Me thënë të drejtën kam pritur më shumë, por nuk kanë bërë më shumë, ndoshta edhe për shkak të balancit nëpër komunat e tjera, për shkak se po konsideroj se jemi një ndër komunat me gjendjen më të keqe në infrastrukturë rrugore. Jo nuk është as përafërsisht afër asaj që ne e kemi kërku”, ka deklaruar Ramosaj.
Ai tregon se e kanë pasur ndërmend t’i realizojnë disa projekte por që buxheti nuk ju mjafton.
“Ne e kemi pasur rrugën e qendrës, një projekt që nuk kemi arritur ta implementojmë ende, që e ka një kosto prej 6 milionë euro. Është i vetmi qytet thuja që nuk ka rrugë alternative dhe këtë rrugën që e ka përmes qendrës, e ka tepër të ngushtë. Pastaj është rruga Deçan – Plavë që kemi kërkuar një buxhet shtesë prej 4-5 milionë euro që me u përmbyllë cikli i parë, por as kjo nuk ka ndodhë”, thotë i pari i Deçanit.
E për komunën e Prizrenit e cila sipas institutit GAP u diskriminua nga ndarja buxhetore e ministrisë së Infrastrukturës, Ramosaj thotë se ajo e ka përmbyllur infrastrukturën rrugore, kurse në Deçan, sipas tij është investuar pak në 20 vjet pas luftës.
Megjithatë, në Prizren kanë shumë ankesa për buxhetin e vitit 2019.
Lis Dorambari nga zyra për komunikim në këtë komunë, ka thënë për Gazetën inFokus se ndarja e buxhetit duhet të bëhet në bazë të prioriteteve të qytetarëve, pa marrë parasysh udhëheqjet komunale.
Ai thotë se dërguan shumë projekte në ministri, por të cilat tash do të kenë vështirësi të realizohen, për shkak të buxhetit të vogël.
“Ne kemi dërguar shumë projekte lidhur me investimet që duhet të bëhen, sidomos në infrastrukturën rrugore për lidhjen e qytetit me fshatrat, e që këto investime zakonisht bëhen nga ministritë, përfshirë edhe mirëmbajtjen e rrugëve. Për më saktë, kemi dërguar projekte për investime në infrastrukturën rrugore si për shembull në rrugën Prizren-Prevallë dhe disa rrugë në rajonin e Hasit”, tregon Dorambari.
Gazeta inFokus ka gati një javë që është duke pritur për një përgjigje të ministrisë së Infrastrukturës. Megjithatë, përkundër disa premtimeve, ata akoma nuk janë përgjigjur.
E njëjtë sikur ministria, ka vepruar edhe komuna e Gjakovës, e cila ka përfituar më së shumti nga buxheti i kësaj ministrie.
Kjo komunë, që udhëhiqet nga nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, nuk kanë dashur t’i përgjigjen pyetjeve të inFokus.
Sipas të dhënave buxhetore 20.3 për qind e buxhetit total për investime kapitale të ministrisë së Pal Lekajt, do të shkojë vetëm për Gjakovën. /Gazeta inFokus

T� tjera
-
HULUMTIM: Një pronë në Prishtinë blihet deri në 2 mijë euro për m², AKP-ja i shet me 127 e 160 euro – Si u shitën 8 prona për persona me mbiemrin Jashari
Derisa Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) arsyetohej se pronat po shitesh...
-
Gërvalla takoi zëvendëspresidentin e Eurojust-it: Krimit të organizuar i përgjigjemi me forcën e bashkëpunimit ndërkombëtar
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla gjatë ditës...
-
Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ...
-
Nafta drejt rënies më të madhe që nga pandemia, shpresat për paqe në Lindjen e Mesme ndikojnë në treg
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po shënojnë një nga rëniet më të mëd...
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...
-
Ramadani akuzon VV-në për bllokim të Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk lejuan të kërkohen dokumente nga Zyra e Kryeministrit
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bl...
-
Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve ...
-
Zgjerimi i tregut ndërkombëtar, Comodita nis dyshekë drejt Qipros (VIDEO)
Comodita Home po vazhdon të zgjerojë prezencën e saj në tregjet ndërkombëtare...
-
118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë së diplomi...
-
Haxhiu pret Hargreaves, flasin për ‘‘prioritetet legjislative’’ të Kuvendit dhe projektligjet që ndërlidhen me Planin e Rritjes
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në ...
-
Një minutë heshtje në nderim të zyrtarëve policorë të rënë në detyrë
Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së ...
-
Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës
Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zy...






























