Rozë

Ja çfarë bën Loredana pasi Mozzik u rikthye në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 23:40 | 03 October 2020

Prej disa ditësh në media është përfolur se Loredana dhe Mozzik janë rikthyer me njëri-tjetrin.

E gjitha nisi kur u zbulua se cifti ndiqen në TikTok, janë takuar në një qendër tregtare në Gjermani, kanë veshur rrobat e njëri-tjetrit etj. I ftuar në “Shiko Kush Luan”, pyetjes a është në një lidhje Mozzik iu përgjigj: “Nuk e di as unë dhe nuk keni për ta ditur as ju”, duke i shtuar thashethemet.

Ndërkohë Loredana i ka thënë të gjitha me veprimin e saj të fundit. Në videon e çiftit në qendrën tregtare në Gjermanim reperja ka komentuar një zemër të kuqe duke lënë të kuptohet se ata janë bashkë dhe të lumtur krah njëri tjetrit.

-Advertisement-

Pas rikthimit të Mozzik në Kosovë, Loredana duket se po ia ndjen mungesën pasi reperja në foton e fundit është shfaqur me bluzën e partnerit. Ky detaj është vënë re menjëherë nga postimet e dyshes dhe fansat janë shumë të lumtur që i shohin prapë bashkë Mozzik dhe Loredanën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera