Lajme

Izraeli merr vendim nëse do ta sulmojë Iranin

Autori: Gazeta inFokus 21:38 | 15 April 2024

Shefi i stafit të Forcave Izraelite të Mbrojtjes, Herzi Halevi, ka deklaruar se sulmi i Iranit gjatë fundjavës do të marrë kundërpërgjigje nga Izraeli.

Deklarata e Halevit është bërë vetëm pak minuta pasi përfundoi takimin kabineti izraelit i luftës.

Në këtë takim është shqyrtuar mundësia e kundërpërgjigjes ndaj Teheranit që lëshoi më shumë se 300 raketa dhe dronë në drejtim të Izraelit.

-Advertisement-

“Lansimi i qindra raketave dhe dronëve në territorin e shtetit të Izraelit do të ketë kundërpërgjigje”, shtoi ai.

Ndërkaq, zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, John Kirby, ka deklaruar se Irani nuk ka paralajmëruar Shtëpinë e Bardhë për kornizën kohore të nisjes së sulmit ndaj Izraelit.

Në një deklaratë për mediat, Kirby ka thënë se SHBA-ja ka shkëmbyer mesazhe me Iranin, por ka insistuar se asnjë mesazh nuk kishte lidhje me kohën apo cakun e sulmeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera