Izraeli ia revokon lejen e udhëtimit ministrit të Jashtëm palestinez
Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 08 January 2023
Ministri i Jashtëm i autoritetit palestinez tha se Izraeli i ka revokuar lejen e udhëtimit, pjesë e një sërë masash ndëshkuese kundër palestinezëve, të njoftuara të premten nga qeveria e re e vijës së ashpër të Izraelit.
Riad Malki tha në një deklaratë të dielën se po kthehej nga inaugurimi i presidentit brazilian, kur u informua se Izraeli i kishte anuluar lejet e udhëtimit, e cila u lëshohet zyrtarëve të lartë palestinezë.
Ky dokument u mundëson atyre të udhëtojnë lehtësisht brenda dhe jashtë Bregut Perëndimor, ndryshe nga palestinezët e zakonshëm. Vendimi nxjerr në pah linjën e ashpër që po ndjek tashmë qeveria e Izraelit ndaj palestinezëve, vetëm disa ditë pas marjes së mandatit të saj. Ai vjen në një kohë të rritjes së akteve të dhunës në Bregun Perëndimor. Mbetet e paqartë nëse e njëjta masë është ndërmarrë edhe për zyrtarë të tjerë palestinezë.
Qeveria izraelite miratoi të premten disa hapa për të penalizuar palestinezët, në shenjë hakmarrjeje ndaj nxitjes që ata po i bëjnë organin më të lartë gjyqësor të OKB-së për të dhënë opinionin e tij lidhur me territoret e pushtuara palestineze. Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk janë të detyrueshme, por ato mund të kenë ndikim në opinionin botëror./VOA
Të tjera
-
Senati e konfirmon të nominuarin e Presidentit Trump John Ratcliffe në krye të CIA
John Ratcliffe është konfirmuar si drejtori i ri i Agjencisë Qendrore të Inte...
-
Lumiri Abdixhiku “thumboj” Vjosa Osmanin për tubimin në Prishtinë, mirëpo pamjet nga “Gjergj Fishta” e tregojnë të vërtetën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka bërë një kra...
-
Hamza premton: Nëse pagat për 50%, e pensionet për 70% s’i rris brenda vitit të parë, jap dorëheqje
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Ulpiana e Memli Krasniqit radhitet përkrah PDK–së: Jemi bashkë për një Kosovë ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, zhvilloi një takim...
-
Hamza: 150 milionë euro të destinuara për rrugën drejt Pejës kanë humbur dhe nuk janë shfrytëzuar
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, gjatë intervistës në emision...
-
Dumoshi falënderon Prishtinën: Kjo është mbështetja madhështore e qytetit të vjetër
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, ka publikuar fotog...
-
Dervishaj: Edhe Drenasi mundet 77 herë “Ma mirë”
Kandidati për deputet me numër 77 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Bedri Hamza: Sa herë kam qenë në pozitë i kam rritur pagat, i rris prapë për 50%
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, i ftuar në emisionin "Pressi...
-
Rrezarta Krasniqi: 350 mijë euro u shpenzuan për lluks dhe “tallava” në “Davos”, ndërkohë Kosova nuk siguroi asnjë njohje të re
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas...
-
Hamza për ndërtimin e termocentralit me gaz amerikan: Kemi hupur shumë kohë si Kosovë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Hamza tregon se cili është çelësi i gjithë përkrahjes që po ia bëjnë qytetarët
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Pamje të rënda: Veterani i UÇK-së pëson aksident derisa ishte LIVE në facebook
Veterani i njohur i UÇK-së, Muhamed Kuka, ka pësuar aksident trafiku. Kuka i...