Lajme

Iu sekuestruan mbi 3 kilogramë drogë dhe vetura, arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 19 January 2023

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar të mërkurën në fshatin Botushë të Gjakovës, pasi gjatë kontrollës nga Policia e Kosovës, atij i janë gjetur substanca narkotike, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një komunikate për media policia ka njoftuar se 36-vjeçarit me inicialet E.T i janë sekuestruar 3 kilogramë e 100 gram substancë narkotike.

Gjithashtu, nga i dyshuari është sekuestruar edhe automjeti të cilin po e drejtonte.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari E.T., (1986) shtetas i Shqipërisë, janë sekuestruar automjeti dhe sasia e substancës në sasi 3 kg e 100 gram dhe është iniciuar rasti ‘ blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, ndërsa me urdhër të prokurorit të lëndës i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, thuhet në komunikatën e policisë./Gazeta Infokus/

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Perëndimi – Gjakovë, më 18.01.2023, rreth orës 18:20, përmes rrugëve operative ka pranuar informacione për lëvizje të dyshimta të një veture në fshatin Botushē, në brezin kufitar me Shqipërinë. Lidhur me informacionin janë aktivizuar patrullat ku edhe kanë ndaluar automjetin VË Pasat me targa te huaja.

Gjatë kontrollit të automjetit nga zyrtarët policorë, në bagazhin e automjetit kanë vërejtur një çantë brenda së cilës kishte dy qese najloni të mbushura me substancë narkotike dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Është arrestuar i dyshuari E.T., (1986) shtetas i Shqipërisë, janë sekuestruar automjeti dhe sasia e substancës në sasi 3 kg e 100 gram dhe është iniciuar rasti ‘ blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, ndërsa me urdhër të prokurorit të lëndës i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme, përfshirë rastet që lidhen me lëndët narkotike.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera