Lajme

Italia nënshkruan marrëveshjen e gazit me Algjerinë

Autori: Gazeta inFokus 20:03 | 11 April 2022

Kryeministri italian, Mario Draghi ka deklaruar që marrëveshja me Algjerinë është një përgjigje e rëndësishme ndaj varësisë nga gazi rus.

Gjatë vizitës së kryeministrit italian në Algjeri, ai tha se menjëherë pas pushtimit të Ukrainës, njoftova se “Italia do të lëvizte shpejt për të reduktuar varësinë nga gazi rus”.

Ai i konsideroi marrëveshjen me Algjerinë për t’u furnizuar me gaz, si “një përgjigje domethënëse ndaj këtij objektivi strategjik”.

-Advertisement-

Deklarata e tij erdhi pas miratimit të marrëveshjes për energjinë me presidentin algjerian, Abdelmadjid Tebboune.

“Qeveria italiane synon të mbrojë qytetarët dhe bizneset nga pasojat e konfliktit”, shtoi Draghi.

Kryeministri më pas kujtoi se “marrëdhëniet midis Italisë dhe Algjerisë kanë rrënjë të thella”, dhe se “Algjeria është partneri i parë tregtar i Italisë në kontinentin afrikan”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera