Lajme

Istrefi: Çdo krim që ka ndodhur në Skenderaj, Mitrovicë e Vushtrri është nisur nga “Kroi i Vitakut”

Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 20 December 2022

Banorët e “Kroit të Vitakut” në veriun e Mitrovicës assesi të gjejnë qetësi.

Madje ditëve të fundit janë shtuar edhe shpërthimet e shok bombave duke i shqetësuar njerëzit e kësaj lagje.

E Ramadan Istrefi, tha në emisionin Info Magazine se secili aksion kriminal është nisur nga kjo zone.

-Advertisement-

“Lagjia “Kroi i Vitakut” është vendi ku të gjitha krimet që janë bërë në Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, janë nisur nga ky vend. Lagjia “Kroi i Vitakut” ka qenë vend i kriminelëve”, tha Istrefi në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

Situata e sigurisë në veri është e tensionuar që disa ditë.

Që nga 6 dhjetori janë regjistruar disa incidente me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba.

Më 10 dhjetor, disa serbët ngritën barrikada, duke bllokuar rrugët që çojnë në dy pikëkalimet kufitare të lidhin Kosovën dhe Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Barrikadat u vendosën në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës, që Kosova thotë se dyshohet për “sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Një shpërthim me shok bombë dyshohet të ketë ndodhur sot në orët e pasditës në lagjen “Kroi i Vitakut”.

Policia në një përgjigje për Klankosova.tv bën të ditur se nuk ka dëme materiale apo të lënduar.

Në përgjigjen e organeve të rendit tutje thuhet se njësitet relevante kanë dal në vendin e ngjarjes.

“Policia e Kosovës, përmes njësiteve policore të rendit publik, më 20.12.2022 ka pranuar informacione se në lagjen “Kroi i Vitakut” në Mitrovicë veri, në orët e pasdites është dëgjuar një shpërthim. Njësitet relevante policore kanë dal në atë lokacion, nga ky dyshohet se është dëgjuar shpërthimi, i cili dyshohet se të jetë shkaktuar nga ndonjë mjet shpërthyes (shok bombë), por që deri tani nuk është raportuar për ndonjë lëndim apo dëmtim. Policia është duke vazhduar me realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera