Sport

Ismet Munishi e shikoi nga stadiumi këtë ndeshje miqësore

Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 02 February 2021

Skuadra e Llapit e ka luajtur ndeshjen e parë miqësore pas kthimit nga Antalia, ku zhvilloi fazën kryesore përgatitore para fillimit të stinorit pranveror, shkruan Gazeta inFokus.

Llapjanët kanë mposhtur Bashkimin e Koretinës me rezultat të thellë 4-1, në takimin e luajtur në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Golat për ekipin e drejtuar nga Tahir Batatina i shënuan Engjëll Hoti, Kushtrim Shabani, Sava Garadasevic dhe Almedin Klinaku.

-Advertisement-

Këtë ballafaqim të karakterit miqësor nga afër e ka përcjellur edhe trajneri, Ismet Munishi, i cili aktualisht është pa skuadër, pas largimit nga Ballkanit.

Munishi nga java e ardhshme do të jetë analist i rregullt në emisionin e sportit në ATV./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera