Lajme

Ishte intubuar për shkak të Covid-19, ndërron jetë 2 vjeçarja në Greqi

Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 29 December 2022

Një vajzë 2 vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në Greqi.

Mediat vendase raportojnë se vogëlushja ishte intubuar dy ditë më parë në Spitalin e Korintit pas komplikimeve për shkak të virusit.

Sipas dëshmisë së babait, fëmija kishte vetëm 1% mundësi për të jetuar.

-Advertisement-

E intubuar, vajza u transportua me ambulancën e EKAV-it në spitalin e fëmijëve në Athinë por pavarësisht përpjekjeve, vogëlushja ndërroi jetë.

Koronavirusi krijoi inflamacion në mes të trurit të fëmijës, duke shkaktuar dëmtimin e të gjithë sistemit nervor. /abcnews.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera