Ish-zyrtari amerikan: UÇK-ja u dënua më rëndë se ata që kryen krime, kjo gjykatë nuk duhej ngritur
Autori: Gazeta inFokus
19:27 | 22 September 2026
Ish-zyrtari amerikan, Jason Steinbaum, ka deklaruar se Kosova nuk do të duhej të themelonte Gjykatën Speciale.
Duke komentuar dënimin prej 81 vjetësh burgim për katër ish-krerët e UÇK-së, për Euronews Albania, ai ka thënë se Specialja nuk i ka shqyrtuar si duhet provat.
Sipas tij, që nga themelimi, kjo gjykatë është kuptuar se nuk po shkonte drejt atyre që kanë kryer krime, por si cak kishte liderët e UÇK-së.
“Mund ta kishim bërë. Kjo gjykatë nuk duhej ngritur. Mund të ishte bërë, mund të ishte trajtuar nga sistemi gjyqësor i Kosovës, dhe ne duhet t’i tregonim Kosovës se kishim besim tek sistemi i saj i drejtësisë, se kishim besim te institucionet e saj në mënyrë që ta bënte ajo procesin. Por, kur gjykata u ngrit, u kuptua se ajo do të shkonte vetëm në drejtim të liderëve të UÇK-së dhe gjykata mund të kishte përndjekur edhe serbët që kryen pjesën dërmuese të krimeve gjatë luftës në Kosovë. Pra, duke mos e bërë këtë, njerëzit arrijnë në përfundimin se gjykata kishte një qëllim për të dënuar ish-krerët e UÇK-së dhe jo ata që kryejnë krimet gjatë luftës”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se shpreson se shkalla e dytë e Apelit do të provojë se aktgjykimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ishte i gabuar.
“Ky mund të ketë qenë një problem real për këtë çështje. Shpresoj që në apel kjo do të jetë një çështje që mbrojtja duhet ta ngrejë. Gjykata nuk i ka shqyrtuar si duhet provat dhe shpresoj që gjyqtarët në apel të thonë se po ky ishte një gabim dhe që të ketë gjasa që dënimi të kthehet, por skenari që ju përmendët është një mundësi që diçka mund të ndodh në apel”, ka thënë ai.

T� tjera
-
Shiroka-Pula: Konsolidimi i demokracisë kërkon institucione funksionale
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim drejtorin e l...
-
“Çka flet ti e shtrembëron“, përplasje mes Hotit e Muratit për projektbuxhetin e vitit 2027
Gjatë shqyrtimit në parim të Projektligjit për ndarjet buxhetore të Buxhetit ...
-
Kurti takon deputetët francezë, diskuton për thellimin e marrëdhënieve Kosovë–Francë
Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në një takim në ...
-
“Nuk e kam obligim me ju dhënë përgjigje” – Deputeti i VV nuk tregon pse mungoi në mbledhjen e Komisionit për rastin e Arlinda Zekajt
Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet instit...
-
Nga 23 nëntori, transferet bankare në Kosovë do të kryhen brenda sekondash
Qytetarët dhe bizneset në Kosovë do të mund të realizojnë transfere bankare b...
-
Mbreti i Holandës uron Presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga M...
-
Kurti për fitoren e Listës Studentore në Serbi: Testi i parë është njohja e pavarësisë së Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret që qeveria e re në Serbi ta njohë p...
-
Hoti: Kurti mashtron veten dhe botën me deklaratat se e ka ulur pabarazinë në paga
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se deklarat...
-
Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi
Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar nën dyshimin p...
-
Vendimi | Gjyqi ndaj Jeton Sylajt i mbyllur, “me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare”
Gjykata Themelore në Pejë ka konfirmuar për Gazetën Infokus se seanca fillest...
-
Dhun*ohet e mitura në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore
Një e mitur është dhunuar nga një person në Fushë Kosovë. I dyshuari sipas...
-
171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar: Ajri që thith Kosova
Gati gjysmën e vitit me ndotje mbi kufijtë e lejuar. Kjo është pamja që del n...




































