Lajme

Ish-ministri i Mbrojtjes: Zgjidhja e vetme ndaj Serbisë janë sanksionet për armatim

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 05 October 2023

Ish-ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka thënë se e vetmja zgjidhje ndaj Serbisë janë imponimi i sanksioneve për armatim.

Mehaj tha se po ashtu duhet të përshpejtohen procedurat për anëtarësim të Kosovës në NATO.

“Sikur të kishte vepruar Kosova, me një akt të tillë shtetëror – terrorist sikurse Serbia, do të kishte pasur pasoja me dekada ndaj Kosovës”, tha Mehaj.

-Advertisement-

Ai propozoi po ashtu edhe themelimin e një baze të përhershme të ShBA-së në Kosovë.

Më 24 shtator, Serbia kreu agresion në Kosovë.

Në fshatin Banjskë të Zveçan, u sulmua policia.

Si pasojë u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera