Ish-ministri i Mbrojtjes në Qeverinë Bukoshi: Ka pasur zëra që thoshin ‘Kosova kurrë mos u çliroftë me Rugovën’
Autori: Gazeta inFokus 23:45 | 10 August 2023
Ish-ministri i Mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës në ekzil në vitet ’90-ta, Halil Bicaj, ka folur rreth marrëdhënieve në mes UÇK-së dhe FARK-ut gjatë kohës së luftës.
Bicaj ka thënë se përveç problemeve politike nuk ka pasur probleme të tjera, pasi të dyja kanë luftuar për atdhe.
Sipas tij, gjatë kohës së luftës ish-krerët e UÇK-së si, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, kanë menduar për pozita.
Bicaj i përmendi edhe ish-liderët e UÇK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, për të cilët tha se u interesonin vetëm “pozitat”.
“Aty ka pasur do sene të tjera… S’kanë mund me na thirr ata një ‘kolonë e pestë’, (si kolonë e pestë për të prishur punë) kur ti po shkon me luftu për atdheun. Por, ka pasur nga ana politike e tyre. Politika e LPK-së, LKÇK-së. Do farë politika të tyre kanë tentu çdo herë. Bile edhe do anëtarë u thirrshin anëtar të shtabit. Për shembull kam pas takime me Hashimin [Thaçi] me Kadrinë [Veseli], me këta tjerët. Atyre në një kohë iu ka interesu si me ardh në pozita”, ka thënë Bicaj, në RTV Dukagjini.
Më tej, Bicaj ka theksuar se gjatë kohës së luftës ka dëgjuar zëra që thoshin se “nëse çlirohet Kosova me Ibrahim Rugovën, mos u çliroftë kurrë”.
“Kam dëgjuar më vesh e mi një njeri që thoshte ‘nëse çlirohet Kosova me Ibrahim Rugovën, kurrë mos u çliroftë’”, ka theksuar ai.
Bicaj ka treguar se për çfarë arsye kolonel Ahmet Krasniqi nuk ishte bërë ministër.
Ai tha se që të caktohet ministër, është dashur ta marrë pëlqimin e parlamentit apo të kryetarit të Kosovës, sepse sipas tij ata mund ta caktonin.
“Për mu caktu është dashtë Parlamenti ose kryetari i Kosovës, apo qeveria ta miratoj propozimin. Aty ka qenë problemi, është dashtë dikush ta bëjë nuk është varë nga ne”, tha Bicaj.
Tutje ai tha se beson që ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova ka pasur mendime pozitive për Ahmet Krasniqin.
Të tjera
-
Letra e evropianëve për Kurtin, Rama: Kosova ta bëjë pjesën e saj nga A në Zh, pa pyetur çka duhet të bëj Serbia
Letrën e para pak ditësh, ku Gjermania, Franca dhe Italia i thonë Kosovës që ...
-
Detajet e fundit nga helikopteri i rrëzuar i presidentit iranian – ka pasur kontakt me anëtarët e ekuipazhit
Është bërë kontakt me një pasagjer dhe një anëtar të ekuipazhit të helikopter...
-
Kush është Ebrahim Raisi, Presidenti i Iranit që u aksidentua me helikopter
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, i cili është zhdukur në malet e Iranit pa...
-
Njoftimi nga Uashingtoni për takimin Allen-Kurti, nënvizohet mbështetja e SHBA për dialogun me Serbinë
Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë detaje për takimin e Nënsekretares p...
-
AAK po rritet në Gjermani, Haradinaj: Jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thën...
-
Përleshen familjarët në Shtime – tre nga ta përfundojnë në Qendrën Emergjente të Ferizajt
Tre anëtarë të një familje në Shtime dërgohen në Emergjencë, dyshohet se u rr...
-
350 kandidatë i nënshtruan testit për pozitat e 24 prokurorëve të rinj të shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) organizoi mbajtjen e Testit Kualifikues,...
-
Ekipet e ASK-së do të vazhdojnë regjistrimin e qytetarëve në 11 komuna
Qytetarët e 11 komunave do të mund t’i shfrytëzojnë edhe pesë ditë që të regj...
-
Osmani nesër pret në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit
Nesër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministren për Zhvill...
-
Raportohet se është gjetur helikopteri i rrëzuar në të cilin ishte Presidenti i Iranit
“The Guardian”, duke iu referuar raportimit të televizionit shtetëror të Iran...
-
Tahiri: Arratisja e Sekiraqës dështimi i radhës i drejtësisë, një arsye më shumë për zgjedhje
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i li...
-
Rrëzohet helikopteri i presidentit të Iranit, ai ishte brenda tij
Një helikopter që transportonte presidentin Ebrahim Raisi është dashur të bëj...