Ish-ministri i Drejtësisë tregon sa persona aplikuan për statusin e veteranit të UÇK-së
Autori: Gazeta inFokus 00:04 | 28 April 2022
Të martën, me 26 prill, Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e njohur si “Veteranët”, ku për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.
Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga Gjykata e Apelit.
Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi tha në RTV Dukagjini se procesi i listave të veteranëve është keqpërdorur politikisht.
Ai thotë se problemi me listat e veteranëve ka qenë në fillim të procesit pasi sipas tij i është lejuar aplikimi kujtdo që ka dashur.
“Gjeneza e problemit është tek aplikimi. Aplikimi ka qenë i hapur për të gjithë dhe kanë aplikuar mbi 100 mijë persona për statusin e veteranit. Secili prej tyre ka pasur të drejtën të aplikojë. A kanë qenë apo jo veteranë ka qenë komisioni ai që ka verifikuar. Normalisht kur ka një volum kaq të madh prej 100 mijë aplikimeve, mund të jenë bërë edhe lëshime”, tha ai.
Selimi thotë se prokuroria ka dalë me një listë prej 20 mijë personave që i ka quajtur veteranë të rrejshëm.
“Prokuroria i ka bërë disa lëshime procedurale të cilat kanë diskredituar tërë procesin. Në këtë listë prej “20 mijë veteranëve të rrejshëm”, ka pasur edhe veteranë të vërtetë që unë i njoh personalisht të cilët nuk e meritojnë të jenë në listën e tillë sepse janë veteranë të UÇK-së, e meritojnë. Gabim i dytë ka qenë konfiskimi i dokumentacionit”, deklaroi tutje Selimi
Të tjera
-
Shumë pushime për shkak të festave zyrtare, kërkohet ndryshimi i Ligjit
Në vitin 2024 qytetarët e Kosovës do të pushojnë në 12 ditë brenda ditëve të ...
-
Deputeti i VV’së: Tokat e Manastirit nuk kthehen, por Asociacioni nuk bëhet
Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, e ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare duke ...
-
Parashikimi i motit për ditën e sotme
Gjatë ditës së premte mbi Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me inte...
-
Kusari-Lila: Borrelli e Lajçaku s’kanë lejuar që qeveria ta hartojë konceptin e Asociacionit
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë ...
-
Imami kosovar thirrje Kurtit e Haxhiut: Lejoni shamitë në shkolla!
Imami Kosovar Labinot Maliqi, përmes një postimi ne facebook i ka bërë thirrj...
-
Besnik Tahiri: Nëse e bën këtë, unë i them hallall të koftë Albin Kurti
Shefi i GP-së së AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur i pakënaqur me punën e...
-
Marëdhënie në nivel strategjik
Kina deklaroi ngritjen e marrëdhënieve me Hungarinë Serbinë mbi nivelin e par...
-
Përbërja e re e Kuvendit të RMV-së do të jetë me 30 deputetë shqiptarë
Përbërja e re e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të ketë 30 deputetë shqip...
-
Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Radoiçiqit, fituan miliona euro
Mbi 23.5 milionë euro. Kaq fituan tri kompani ndërtimi në Serbi, të cilat gje...
-
Kurti: Vazhdojnë të mblidhen dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar drejtorin ekzekutiv të Institut...
-
Gjenerali amerikan merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë
Gjeneral brigade Arthur J. Garffer nga ushtria amerikane ka marrë zyrtarisht ...
-
Bajrami – Gërvallës: S’mbulohën dështimet në politikën e jashtme me të pavërteta për ekonominë e Kosovës
Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka reaguar, min...