Lajme

Ish-kryetari i Fushë Kosovës e ka një mesazh për të gjithë politikanët e Kosovës

Autori: Ermirë Berisha 23:57 | 26 August 2022

Ish-gazetari i Rilindjes dhe ish-kryetari i parë i Fushë Kosovës, Skënder Zogaj, ka thënë se aktualisht politikanët e Kosovës kanë harruar që duhet të veprojnë një mendje për të ardhmen e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Zogaj për emisionin N’Konak me Islam Morinën, ka theksuar se tani është koha që të gjithë politikanët të hapin një derë të re për shtetin e Kosovës.

“Mendoj që e kanë harru librin që Kosova është shtëpia e tyre e përbashkët, Kosova ka nevojë për gjithë liderët e Kosovës edhe nëse ato mendje nuk i bëjnë një teli ka me qenë keq, sepse Kosova kaloi 22 vjet pa qenë ende shtet, shtet i proklamuar po, por shtet konkret jo”, shtoi ai.

-Advertisement-

Sipas tij nëse politikanët nuk veprojnë në këtë mënyrë, atëherë nuk kanë përmbushur emisionin e tyre.

“Ata kanë misionin për ta kurorëzuar historinë dy shekujve të kaluar dhe me e bo një vegëz pikërisht tash, sepse edhe nëse tash nuk e qelin derën qe duam ne si Kosovë, atëherë nuk e kanë kryer misionin e tyre”, u shpreh Zogaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera