Rozë

Ish-konkurentja e “Përputhen: Do votoj atë parti që legalizon shtëpitë publike

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 29 March 2021

Sot, në rubrikën “Trotuar”, në emisionin “E Diell”, në Top Channel, u diskutua nëse duhet të legalizohen shtëpitë publike në Shqipëri.

Ish-konkurentja e”Për’puthen”, Ana Kauri u shpreh pro legalizimit të seksit, për të shmangur prostitucionin e paligjshëm dhe të pakontrolluar.

Sipas Anës, seksi kundrejt pagesës duhet të miratohet sa më parë, madje deklaron se, nëse “një parti do të premtonte legalizimin e shtëpive publike, do ta votoja në zgjedhje”.

-Advertisement-

“Më mirë ta pranojmë dhe të thyejmë këto tabu njëherë e mirë”, shtoi Ana.

Shumica e të ftuarve, në këtë diskutim, u shprehën pro legalizmit të seksit, ndërsa Shqipe Hysenaj, u shpreh kategorikisht kundërt.

“Është skandaloze, nuk duhet të lejohet, unë jam për familjen”, u shpreh Shqipja.

Madje, pranon se është më mirë që burrat të tradhtojnë me komshinjtë, pa e kuptuar, se sa të shkojnë në shtëpi publike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera