Ish-komandanti i Batalionit “Atlantikut”: Listat e veteranëve të UÇK-së janë fryrë
Autori: Gazeta inFokus 20:47 | 16 June 2022
Ish-komandanti i Batalionit “Atlantiku”, Gani Shehu ka thënë se lista e veteranëve të UÇK-së është e fryrë, por ka thënë se nuk mund të manipulojë me numra.
Shehu, duke folur për protestën e sotme të veteranëve, ka thënë se nëse Qeveria e Kosovës i rrit pagat për të gjithë sektorin privat e për administratën publike, e nëse i lë anash veteranët, atëherë kjo mund të shihet si diskriminim.
Ai ka thënë se në rast të tillë qeveria duhet të reflektojë dhe të bisedojë edhe me veteranët, por edhe me partitë opozitare për të gjetur një zgjidhje.
Megjithatë, ai ka pranuar se në listë ka veteranë të rrejshëm.
“Kjo çështja e fryrjes së listës së veteranëve të luftës është shumë e ndjeshme. Jam shumë i sigurt se janë fry listat, por në çfarë suaza e në çfarë numra nuk mund të manipulojë dhe se kam atë drejtë të flasë sepse nuk kam evidencë. Por, nuk kam dyshim që janë listat fry”, ka thënë Shehu në RTK.
Sipas tij duhet që ky proces të nisë sërish nga fillimi, në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të hiqen dilemat për veteranët e rrejshëm dhe të mos përfitojnë ata që nuk kanë dhënë kontribut në luftë në dëm të luftëtarëve të vërtetë.
“Nuk është e vështirë që të identifikohen ata që janë të rrejshëm. Nëse e marrim për bazë mënyrën se si kemi qenë të organizuar në luftë, nga zona operative nëpër brigada e batalione, atëherë secili eprorë në mënyrën e vet e ka pas një listë dhe një mundësi për të pasur listë të veteranëve të vërtetë. Ndoshta është një proces që duhet të rishikohet nga fillimi dhe të pastrohet një herë e përgjithmonë kjo dilemë“, ka shtuar Shehu.
Ish-komandanti i “Atlantikut” tutje ka thënë se nuk i fajëson veteranët për këtë çështje, por ata që nuk kanë qenë në luftë dhe kanë përfituar nga përfshirja në listën e veteranëve. “Me këtë pjesë të njerëzve duhet të merret drejtësia”, ka thënë ai.
Shehu mendon se është dashur që vetë ushtarët dhe luftëtarët e vërtetë të jenë më të zëshmit në këtë drejtim dhe t’i identifikojnë shkelësit e këtij procesi.
“Është e padrejtë që njerëzit që nuk kanë qenë në luftë të marrin statusin e luftëtarit, veteranit apo invalidit. Nuk them që është i lehtë të përmbyllet si proces, por identifikimi i luftëtarëve dhe ushtarëve të vërtetë është i lehtë sepse çdo zonë operative me njësitë tjera vartëse ka pasur një hierarki dhe secili sikur ta bënte punën e vet me kohë atëherë do të ishte një proces që do të mund të përmbyllej dhe të ecej përpara”, ka nënvizuar Shehu.
Të tjera
-
Kusari -Lila thotë se Kosova “ndoshta” do të bëhet anëtarë e KiE para fundit të vitit
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë ë...
-
Abdixhiku thotë se Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore: Nëse ka merak, ia hapë një ministri për veriun dhe e bëj ministër
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në “Pressing” të ...
-
Allen: Rusia kërkon kaos dhe ndarje të Ballkanit Perëndimor
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Matoshi: Kurti s’vlen më si kryeministër për aleatët
Kohëve të janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme. Për o...
-
Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Osmani: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot Zëvendës Ndihmës Sekretare...
-
Bastisja në Veri, Policia sekuestron 1.6 milionë euro dhe mbi 637 mijë dinarë
Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë d...
-
Abdixhiku për darkën Kurti-Krasniqi: U rrahën me grushte e tash u bënë bashkë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha është shumë e ...
-
Kjo zonë parashikohet të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje pasditen e së martës
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...
-
Kërkohet ndihmë për shërimin e 18-vjeçarit, Argjend Jonuzaj nga Prizreni
Argjend Jonuzaj nga Komuna e Prizrenit ka nevojë për ndihmën tuaj. 18-...
-
VV e do të “unifikuar” opozitën për të shkuar në zgjedhje, PDK, LDK dhe AAK kanë dallime
Partia Demokratike e Kosovës u kërkoi të hënën partive politike parlamentare ...
-
Ceremonitë mortore për presidentin iranian do të nisin të martën e ardhshme
Ceremonitë mortore për presidentin iranian, Ebrahim Raisi, dhe shokët e tij d...