Sport

Ish-futbollisti i Gjilanit merr ‘komandon’ e “Skifterave”

Autori: Gazeta inFokus 21:23 | 28 January 2019

Dikur drejtonte futbollistët e tij në fushën e futbollit nga porta e tij, ndërkohë tani do të drejtojë tifozët brenda shkallëve të stadiumit, shkruan Gazetasheshi.com.

Etrit Gagica, ish-gardiani i SC Gjilanit ka marrë drejtimin e njërit prej tifo grupeve më të mëdha në Kosovë “Skifterat”.

“Ka perfunduar mbledhja organizative ne te cilen Skiftera te pranishem unanimisht perzgjodhen te perfaqsohen dhe te iu besojn bartjen e organizimit per vitin 2019 kesaj kryesie te re:

-Advertisement-

Etrit Gagica – Kryetar
Eron Sylejmani – Anëtar
Blend Korça – Anëtar
Arianit Robelli – Arkatar”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga faqja zyrtare e tifo grupit gjilanas.

Me zgjedhjen e Gagicës në krye të “Skifterave” fillon një epokë e re për këtë tifo grup që këtë vit shënon 20 vjetorin e themelimit dhe gjatë këtij viti synohen një varg aktivitetesh me rëndësi që do të bartin petkun “kuq&bardh”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera