Lajme

Isa Mustafa i pakënaqur me Përparim Ramën: Mund t’i mbledhë plaçkat në Londër

Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 01 August 2026

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, ka kritikuar qeverisjen lokale në kryeqytet.

Në një postim, Mustafa ka thënë se nuk ka qenë i nevojshëm ngushtimi i rrugës buzë Xhamisë së Llapit, si rrugë kyçe që lidh Llapin e Gollakun, transmeton IndeksOnline.

“Kam banuar aty mbi 60 vjet; këta që po bëjnë eksperimente, jetojnë edhe tre vjet në Prishtinë, i mbledhin plaçkat për Londër, ndërsa me fantazitë dhe papërgjegjësinë  e tyre i lënë të bllokuar banorët” shkroi Mustafa.

-Advertisement-

Ky është postimi i plotë i tij:

Pse po ngushtohet rruga Ilir Konushevci, te Xhamia e Llapit. Njëra nga arteriet kryesore për Llap e Gollak dhe nga Llapi. Rrugë që u zgjërua në 12 metra nga koha kur reformatori i madh i Prishtinës, Nazmi Mustafa ishte kryetar. Banorët kanë të drejtë të protestojnë dhe kundërshtojnë, sepse besoj që është vendim arbitrar, cili nuk respekton interesat e banorëve, të bineseve të vogla dhe të qytetarëve të Kosovës. Udhëheqja e Prishtinës nuk ka të drejtë që në këto forma të eksperimentojë me qytetarët. Kam banuar aty mbi 60 vjet; këta që po bëjnë eksperimente, jetojnë edhe tre vjet në Prishtinë, i mbledhin plaçkat për Londër, ndërsa me fantazitë dhe papërgjegjësinë  e tyre i lënë të bllokuar banorët.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy