Rozë

Isa Mustafa flet për zgjedhjet lokale, tregon me shifër se në sa komuna do të dalë LDK e para!

Autori: Gazeta inFokus 22:18 | 13 October 2017

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili është i ftuar në emisionin politik Debat me Ridvan Berishën në RTK, ka folur për zgjedhjet lokale dhe pozicionin e LDK-së në këto zgjedhje, raporton Gazeta Blic.

Mustafa ka thënë se ka shumë gjasë do të dalin të parët në 10 komuna.

Sipas tij në bazë të analizave e sondazheve që LDK ka në duar pritet që partia e tij të dalë e parë qysh në raundin e parë në disa Komuna.

-Advertisement-

“Ne presim që do të fitojmë në disa komuna të rëndësishme në raundin e parë.

Pres që të dalim të parët në këto zgjedhje lokale.

Si LDK do të dalim të parët në dhjetë komuna për më tej do t’ia lëmë në duar qytetarëve”, ka thënë Mustafa, raporton Gazeta Blic.

Ai më tej ka folur për procesin e zgjedhje lokale të cilat i ka cilësuar si të qeta dhe demokratike.

“Një proces mjaftë i rregullët po veprohet mbi baza demokratike, përveq disa akuzave të rrejshme, mirëpo në përgjegjësi
Analizat dhe hulumtimet që ne kemi bërë thonë se jemi shumë mirë në këto zgjedhje lokale”, ka deklararuar Mustafa.

Zgjedhjet lokale do të mbahen me 22 tetor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera