Lajme

IPK suspendon policin që plagosi vrasësin e Gazmend Hysenit në vendngjarje të krimit

Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 30 May 2022

Vrasja e Gazmend Hysenit në Ferizaj para dy ditësh trondit jo vetëm këtë qytet, por mbarë Kosovën.

Vrasjen e 30 vjeçarit e kreu vëallai i rep artistit Buta, Qëndrim Januzi me të cilin paraprakisht kishin qenë shokë.

Dorasi po ashtu është plagosur nga një polic antidrogë që qëlloi në vendin e ngjarjes.

-Advertisement-

Veriu.info mëson nga burimet e saj brenda Inspektoratit Policor të Kosovës se polici që plagosi vrasësin e 30 vjeçarit është suspenduar nga ky institucion për 72 orë deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ky veprim përbën një skandal dhe rast që demotivon policët të luftojnë grupet kriminale dhe njerëzit me armë në dorë mes qytetit.

Qëndrim Januzi vrau Gazmend Hysenin para një marketi në Ferizaj.

Në atë moment aty qëlloi policia e Kosovës që pasi kishin arrestuar një person për posedim droge, ishin ndalur për të marrë ujë aty.

Polici civil i antidrogës ndërhyn duke ndjekur pas vrasësin e armatosur.

Derisa po e ndiqte nga pas vrasësi kthehet dhe i drejton armën policit.

Ky i fundit në vetmbrojtje qëllon vrasësin duke e plagosur dhe më pas e arreston.

Ndërkohë për një ngjarje të tillë IPK ka suspenduar policin i cili rrezikoi veten për të vënë në pranga një person që pak minuta më parë la të vrarë një person tjetër.

Ky rast shërben si demotivim për policët tjerë që luftojnë krimin./VERIU.INFO/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera