Lajme

Intervistimi i Halil Thaçit, flasin nga Prokuroria Speciale: Dyshohet për ‘‘ushtrim ndikimi’’ lidhur me shpronësimet në Shipitullë

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 15 July 2026

Ditën e sotme, Kryetari i Komunës së Obiliqit, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, është intervistuar nga Prokuroria Speciale, shkruan Gazeta Infokus.

Lidhur me këtë çështje, ka folur për Infokus Arbnora Luta zëdhënëse e Prokurorisë ku njoftoi se Thaçi, është intervistuar në cilësinë e të pandehurit, lidhur me hetimet që kanë të bëjnë me shpronësimet në fshatin Shipitullë.

‘’Mund të konfrimojmë se H.Th., është intervistuar nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të procedurave hetimore që kjo prokurori është duke i zhvilluar në një rast që ka të bëjë me shpronësimet në fshatin Shipitullë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Ushtrim ndikimi”, ka thënë ajo për Infokus.

-Advertisement-

 

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy