Sport

Interi fiton derbin ndaj Napolit, Milani luan baras me Genoan

Autori: Gazeta inFokus 22:42 | 16 December 2020

Interi e ka fituar derbin e javës së 12-të në Serie A ndaj Napolit me rezultat minimal 1-0, kurse Milani ka luajtur baras 2-2 në udhëtim te Genoa, shkruan Gazeta inFokus.

Golin e vetëm për Interin e shënoi Romelu Lukaku në minutën e 72’.

Sulmuesi belg realizoi nga pika e bardhë për tri pikë shumë të rëndësishme të ‘Zikaltërve’.

-Advertisement-

Ndërsa në ndeshjen tjetër, golat për Milanin i shënuan Davide Calabria (52’) dhe Piere Kalulu Kyatengëa (83’), kurse për Genoan të dy golat i realizoi Mattia Destro në minutat (47’ dhe 60’)./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera