Sport

Interi dhe Juventusi mendojnë shkëmbimin Icardi-Dybala

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 19 March 2019

Dy lojtarët argjentinas mund të ndërrojnë skuadrat gjatë afatit kalimtar të verës.

Pavarësisht mesazhit të Beppe Marottas për zgjidhjen përfundimtare të çështjes “Icardi” me kthimin e sulmuesit argjentinas nën urdhrat e Luciano Spallettit, e ardhmja e Mauros mbetet enigmë, aq më shumë tani që Lautaro Martinez po bind me paraqitjet e tij.

Martinez konsiderohet sulmuesi i së ardhmes tek zikaltërit dhe sipas Gazzetta dello Sport, që sot në ballinën e saj ka raportuar lajmin e shkëmbimit të mundshëm, partneri ideal për të në sulm mund të jetë Paulo Dybala, që pëlqehet shumë nga Marotta.

-Advertisement-

Pas zërave të shumtë të javëve të fundit, përgjigjeve dhe kundërpërgjigjeve mes Paraticit dhe Marottës, janë rritur mundësitë për një shkëmbim të mundshëm mes dy rivalëve të përjetshëm të Serie A.

Edhe verën e kaluar bardhezinjtë menduar seriozisht për blerjen e Icardit, por tani Interi ia ka vënë si kusht Juves, që nëse e duan Mauron, atëherë duhet që atyre t’ua japin Dybalan.

Se a do të realizohet një shkëmbim i tillë i lojtarëve, do të duhet të presim përfundimit e stinorit dhe hapjen e afatit kalimtar veror.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera