Kulturë

Interesim i jashtëzakonshëm për shfaqjen “Bretkosa”, sërish shiten të gjitha biletat

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 28 March 2019

Për disa herë radhazi të gjitha biletat për ta shikuar reprizën e shfaqjes “Bretkosa” janë shitur.

Kjo shfaqje e cila është një dramë psikologjike me regji të Burbuqe Berishës dhe me aktorët: Ilir Tafa, Donat Qosja, Basri Shala dhe Valmir Krasniqi, është paralajmëruar të mbahet sonte në orën 19:30 në teatrin kamertal AAB.

Mirëpo, është konfirmuar se të gjitha ulëset janë të rezervuara dhe se nuk ka më vende të lira për këtë reprizë.

-Advertisement-

Shfaqja “Bretkosa” që është rrëfim për të gjithë njerëzit e ditëve të sotme, të cilët jetojnë në kohën e keqkuptimeve dhe vetmisë, në kërkim për dashurinë e jetën kuptimplote, ka bërë një bujë të madhe dhe vazhdimisht është duke pasur interesim nga njerëzit për ta parë dhe kuptuar mesazhin e saj.

Në këtë shfaqje luajnë: Zeka (Ilir Tafa), i cili është një veteran i luftës dhe vuan nga Sindroma Post Trauamtike (PTSD). Një njeri të cilin familja e ka lënë pasi që ka qenë i dhunshëm.

Në anën tjetër është vëllai i tij Toni (Donat Qosja). Ai është një burrë familjar i cili ka humbur punën dhe ngushëllimin e gjen në pijë dhe në kumar.

Vëllai i madh dëshiron ta bindë të voglin që të ndryshojë, ndoshta edhe me forcë. Në mes të gjithë kësaj gjendet miku i tyre, një taksist (Basri Shala) i cili ka ikur gjatë luftës dhe e ka lënë Kosovën. Si dhe shitësi i librave (Valmir Krasniqi).

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera