Sport

Inter-Icardi, pranë rinovimit, refuzohet Reali

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 05 January 2018

Në pamundësi financiare për të ndërhyrë në merkaton e janarit, të paktën sipas deklaratës së trajnerit Spalletti, që në konferencën për shtyp pranoi se nuk mund të vijnë as Pastore e as Mkhitaryan, Inter po mendon që të blindojë futbollistët që ka në dispozicion aktualisht.

Më i rrezikuari dhe më i kërkuari mbetet kapiteni Mauro Icardi, që është njëkohësisht edhe golashënuesi më i mirë i Serie A. Real Madrid është shprehur qartë nëpërmjet trajnerit Zidane se kërkon një zëvendësues për francezin Karim Benzema, që me shumë gjasa është në muajt e tij të fundit në radhët e skuadrës madrilene.

Sportmediaset në Itali zbulon se drejtuesit e Interit po kërkojnë të ndryshojnë pozicionin ndaj skuadrave që kërkojnë shërbimin e kapitenit. Icardi ka një klauzolë për shitje vetëm jashtë Italisë, prej 110 milioë eurosh, e cila është e hapur për 15 ditët e para të muajit korrik. Inter në propozimin e ri kërkon të zgjasë kontratën deri në vitin 2023, si edhe të rrisë sërish pagën e futbollistit, si edhe klauzolën e shitjes.

-Advertisement-

Gjithësesi Interi është përgatitur që gjatë muajit janar të presë ofertë nga Real Madrid, që edhe nëpërmjet Zidane është shprehur se gjatë kësaj merkatoje mund të ndodhë gjithçka. Ndërkohë kapiteni Mauro Icardi preferon të qëndrojë në Milano.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera