Lajme

Instituti GAP, GLPS dhe INDEP publikojnë raportin tematik “Menaxhimi financiar dhe transparenca në ndërmarrjet publike”

Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 29 December 2022

Sot instituti GAP, GLPS dhe INDEP kanë publikuar tematikën “Menaxhimi financiar dhe transparenca në ndërrmarjet publike”, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një njoftimi thuhet se ky raport tregon se pjesa më e madhe e ndërmarrjeve publike kanë probleme në planifikim strategjik sa i përket investimeve dhe zgjerimit të shërbimeve, problemeve menaxheriale dhe operative, mbingarkesë me staf dhe operim me humbje.

“➡Viti më sfidues për këto ndërmarrje ishte viti i pandemisë 2020, ku nga 17 NP qendrore janë gjeneruar të hyra në vlerë prej 329 milionë euro, përderisa për periudhën e njejtë, shpenzimet kanë qenë 333 milionë euro; ➡Në vitin 2021, nga 17 NP, 11 prej tyre kanë operuar me fitim; ➡Në vitin 2020, mesatarja e faturimit tek të gjitha ndërmarrjet rajonale të ujësjellësit nuk ka kaluar 50% të ujit të shpenzuar;  ➡Shpenzimet e pagave kanë shënuar rritje, me një pagë mesatare prej 768 euro”, thuhet në njoftimin e tyre.

-Advertisement-

Ndryshe kanë bërë të ditur se ky publikim është pjesë e projektit “Mbështetje për shoqërinë civile për të rritur mbikëqyrjen publike dhe llogaridhënien e institucioneve publike të Kosovës”./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni njoftimin e tyre të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera