Instagrami merr masa rreth produkteve të humbjes në peshë
Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 19 September 2019
Instagrami njoftoi marrjen e masave të ashpra lidhur me postimet që promovojnë prodhimet e humbjes ne peshë dhe kirurgjinë kozmetike.
Sipas platformës për shpërndarjen e fotografive, postime të caktuara do të fshihen për përdoruesit nën 18 vjeç, ndërsa të tjera që flasin për produkte “të mrekullueshme” për humbje të peshës, do të hiqen plotësisht. Ndryshimet vlejnë edhe për rrjetin social Facebook, që zotëron Instagramin.
“Ne kërkojmë që Instagram të jetë një vend pozitiv për të gjithë përdoruesit e tij, dhe kjo linjë është pjesë e punës sonë të vazhdueshme për të ulur presionin që njerëzit ndonjëherë mund ta ndjejnë si rezultat i mediave sociale”, tha Emma Collins, menaxhere e politikave publike në këtë platformë.
Ka pasur shqetësime në rritje mbi efektin që industria kozmetike dhe dietat kanë te njerëzit, e sidomos tek të rinjtë, përmes promovimit të objektivave jorealiste. Nismëtarët e këtij hapi janë konsultuar siç thanë, edhe me ekspertë të politikave në rrjetet sociale.
Në muajin shkurt, drejtori i Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Angli, Stephen Powis, kishte apeluar për ndalimin e reklamave të personave të famshëm, me argumentin se produktet e tyre kishin një efekt të dëmshëm në shëndetin fizik dhe mendor të të rinjve.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...