Avioni më i madh në botë po vjen, synon të zgjidhë krizën energjetike
Autori: Gazeta inFokus
14:39 | 20 March 2024
Bota po përballet me krizën e energjisë dhe zgjidhja shihet te “fermat e erës” – sipërfaqe të mëdha me turbina që do të prodhojnë energji. Por ka një problem. Përbërësit e këtyre turbinave janë shumë të mëdha dhe transporti i tyre kërkon shumë… energji.
Zgjidhja, sipas një kompanie në Kolorado të Shteteve të Bashkuara, të quajtur Radia, është ndërtimi i avionit më të madh në histori!
Avioni “WindRunner” do të ketë një mision të vetëm, dërgimin në adresën e kërkuar të fletëve të turbinave të erës 100 metra të gjata. Avioni parashikohet të punojë me energji të rinovueshme dhe mund të ulet edhe në një pistë me dhe, që mund të jetë e shkurtër deri në 1800 metra, diçka që asnjë aeroplan tjetër civil nuk mund ta arrijë.
“WindRunner” është parashikuar të ketë një kapacitet prej 7700 metra kub, hapësirë e mjaftueshme sa për të futur brenda 3 pishina olimpike. Kjo hapësirë është 12 herë më e madhe se sa ajo e një avioni Boeing 747-400.
“WindRunner” është 111 metra i gjatë, 38 më shumë se sa Boeing, ndërsa hapja e krahëve është 79,5 metra.
Ky mjet fluturues do t’ia kalojë edhe të famshmit Antonov An-225, i cili u shkatërrua në nisje të pushtimit rus të Ukrainës.
Kompania prodhuese thotë se, pavarësisht se përmasat e avionit janë rekord, teknologjia është ekzistuese, pasi pjesët e prodhimit janë ato që prodhohen në masë dhe kanë nivelin më të ulët të rrezikut sipas Administratës Federale Amerikane të Aviacionit.
Radia thotë se objektivi është që avioni të nisë fluturimet komerciale brenda vitit 2027, ku do të transportohen turbina ere mbi 100 metra të gjata, me përmasa XXL krahasuar me ato të prodhuara në seri, që janë 70 metra të gjata.

T� tjera
-
Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universita...
-
Njihuni me Kfor Gashin, lindi vetëm pak ditë para hyrjes së NATO-s në Kosovë
Nuk është ushtarak, por mban emrin e një prej misioneve ndërkombëtare më të n...
-
Sa euro u shpenzuan nga Aleanca për tre muaj?
62.675 mijë euro është shifra që Aleanca shpenzoi nga korriku deri në shtator...
-
Raporti i KQZ’së, LDK shpenzoi mbi 163 mijë euro në tremujorin korrik-shtator
Me qëllim të zbatimit të Ligjit për Financim të Subjekteve Politike, në ueb f...
-
Fondacioni Jahjaga dhuron rreth 80 mijë euro për Klinikën e Onkologjisë
Fondacioni Jahjaga ka ndarë një donacion në vlerë prej afro 80 mijë eurosh pë...
-
Kaq para shpenzoi PDK nga korriku deri në shtator
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujo...
-
Për tre muaj, VV shpenzoi gati 270 mijë euro
Me qëllim të zbatimit të Ligjit për Financim të Subjekteve Politike, në ueb f...
-
Autostrada Prishtinë–Gjilan: Projekti që kaloi nëpër gjashtë qeveri dhe ende s’u përfundua
Makineritë e rënda qëndrojnë të fikura në disa pjesë të rrugës, ndërsa toka e...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Leposaviq, trupi dërgohet për IML
Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Kamen të Leposaviqit. Sipa...
-
Abdixhiku kujton Ukë Bytyçin: LDK nuk harron
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kujtuar 24-vjetorin e vrasjes së Ukë By...
-
Rama: Nuk jap dorëheqje, jam i gatshëm për dialog
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje, pas ...
-
Haxhiu pritet me ceremoni shtetërore në Maqedoninë e Veriut
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nisur vizi...





























