Lajme

India fton Rusinë, por jo Ukrainën në samitin e G20

Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 15 August 2023

India ka zgjedhur të mos e ftojë Ukrainën në samitin e G20 muajin e ardhshëm.

Një listë formale e të ftuarve të publikuar në faqen e internetit të G20 tregon se tetë shtete joanëtare janë ftuar: Bangladeshi, Egjipti, Mauritius, Holanda, Nigeria, Omani, Singapori dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pritet edhe Spanja joanëtare, si e ftuar e përhershme, shkruan Sky News, transmeton abc news.

-Advertisement-

I takon vendit pritës të vendosë se cilët jo-anëtarë do të ftojë çdo vit. Ukraina u ftua në samitin e Indonezisë vitin e kaluar, me Presidentin Zelenskyy që u shfaq virtualisht.

Ukraina ishte gjithashtu e ftuar në samitin më ekskluziv të G7 në Japoni në fillim të këtij viti./abcnews.al

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera