Lajme

“Incizimet dhe skandalet që urdhri i Kurtit dëshiron t’i mbulojë”, çfarë po paralajmëron Haki Abazi

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 15 February 2023

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, thotë se Kryeministri Kurti e ka urdhëruar largimin e tij nga dy pozita në Kuvend. Ai paralajmëron se nesër do të flasë për këtë dhe për “audio/video incizime dhe skandale”, që, siç thotë ai, synohen të mbulohen me këtë urdhër të Kurtit.

Në njoftim të bërë në profilin e tij në Facebook, Abazi thotë se nesër në orën 10, do të flasë para mediave rreth kërkesës së Kryeministrit Albin Kurti për ta larguar atë nga kryetarit të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe nga një komision tjetër.

“Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit Ju ftoj për konferencë për Media lidhur me urdhërin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë”, ka shkruar Abazi.

-Advertisement-

Tutje, ai thotë se do të flasë edhe për “për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë”.

Haki Abazi është bërë zyrtarisht pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, para zgjedhjeve të 2019-s. Shpejt ai u bë një prej figurave më të rëndësishme partisë dhe të Qeverisë Kurti I.

Abazi ishte emëruar Zëvendëskryeministër në qeverisjen e parë, ndërsa Kurti vendosi ta mbajë larg atë në mandatin e tij të dytë.

Deputeti Abazi vazhdimisht shpreh pakënaqësitë dhe mospajtimet me partinë e tij, veçanërisht me kryesuesit e Grupit Parlamentar të LV-së në Kuvend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera