Incidenti me simbolin e shamisë në shkollë, reagon Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë
Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 01 April 2022
Drejtoresha e Arsimit në komunën e Gjakovës, Eranda Kumnova, e cilësoi vendosjen e shenjës së shamisë si ndalesë në hyrjen e shkollës së mesme teknike në këtë komunë si veprim të pamatur të menaxhmentit të shkollës.
Kumnova tha po ashtu se pasi është njoftuar për shenjën e vendosur ka kërkuar largimin e shenjës.
“Sapo jam njoftuar për simbolet e vendosura në SHM Teknike Nexhmedin Nixha e kam kontaktuar drejtoreshën e shkollës dhe i kam kërkuar t’i largojë. E kemi verifikuar objektin e shkollës dhe e kemi vlerësuar që janë larguar”, tha Kumnova.
Ajo e cilësoi si veprim të pamatur vendosjen e simbolit të shamisë dhe se rastet të tilla s’do të lejohen të përsëriten në asnjë shkollë.
“Ne e kemi vlerësuar që ky është një veprim i pamatur nga ana e menaxhmentit të shkollës dhe se veprimet e tilla nuk guxojnë dhe nuk do të lejojmë të përsëriten në asnjë shkollë. Për këtë rast do të bazohemi në Ligjin NR.06/L-114 për zyrtarët publikë dhe të ndërmarrim masat e nevojshme bazuar në këtë ligj”, tha ajo në një përgjigje për Express të premten.
Tutje, Kumnova u shpreh se shenja të tilla nuk ka në dhe nuk do të ketë në asnjë shkollë tjetër në Gjakovë.
Pas reagimeve lidhur me vendosjen e shenjës së shamisë si ndalim hyrje në objektin e shkollës në Gjakovë, drejtoresha e Shkollës ka marrë kërcënime dhe ka hapur sot rast në polici.
Të tjera
-
Arrestimi i Arsenijeviqit në veri, deklarohen nga Policia e Kosovës
Kryetari i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq është liruar pas arresti...
-
Valdrin Sahiti i ashpër për politikanët: Aty ka njerëz që s’kanë menaxhu as në shtëpi të vet
Figura nga kultura e sporti i janë bashkuar partive politike për të garuar në...
-
Xhemaili i AAK-së: Kjo madhështi e hapjes së fushatës na përcjell drejt fitores me 9 shkurt
Kandidati për deputet nga koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me n...
-
Haradinaj: Kurti në pozicionin e njëjtë me Dodikun dhe Vuçiqin sa i përket angazhimit për anëtarësim në NATO
Kandidati i AAK-së për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikua...
-
Krasniqi për Qeverinë Kurti: Mburracakë jokompetentë që s’kanë bërë asgjë, potenciali i Kosovës u shpërdorua për katër vjet
Sonte, në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës ka...
-
Bedri Hamza: Me masivitet të jashtëzakonshëm Ferizaj i dha sonte mbështetje misionit tonë për Kosovën
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, nga tubimi në Fe...
-
“Albin Kurti është enciklopedi e gjallë. Fat i mirë që e kemi kryeministër”, ky është vlerësimi i babait të Doarsa Kicës, “të përkëdhelurës” së Lumir Abdixhikut të LDK-së
Babai i Doarsa Kicës, Xhelil Kica, profesori i njohur dhe i respektuar, ka dh...
-
Minatori i Trepçës i dhuron Albin Kurtit gur të çmuar pasi përfundoi fjalimin në tubimin në Mitrovicë
Një minator i Minierës së Trepçës ka sjellur një gur të çmuar në tubimin e Lë...
-
Arsenijeviq pengon policinë, momenti kur arrestohet në Mitrovicë (PAMJE)
Kryetari i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është ndaluar në shëtit...
-
Hamza: Ju siguroj që me mua si kryeministër, Kosova do të jetë më e zhvilluar
Kandidati i Partisë Demorkatike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, par...
-
Minatori i Trepçës me një gur të çmuar në tubimin e Vetëvendosjes në Mitrovicë, e vë para kameres derisa flet Albin Kurti
Një minator i Minierës së Trepçës ka sjellur një gur të çmuar në tubimin e Lë...
-
Besnik Tahiri: S’ka ditë më të mirë se 9 shkurti që Kosova me i nda rrugët nga kjo Qeveri anti-shtetërore
Besnik Tahiri me numër 10 nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka shkr...