Lajme

Imer Mushkolaj i reagon Xhelal Sveçlës: Sheshi është i të gjithëve

Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 19 May 2020

Në debatin e fundit, për lejimin ose jo të besimtarëve islam për faljen e Bajramit, është përfshirë edhe njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj.

Ani pse nuk ia ka përmendur emrin, reagimi i tij duket që është i drejtuar për u.d. e ministrit të MPB-së, Xhelal Sveçla, i cili deklaroi sot se ka informacione se po tentohet të protestohet në shesh për hapjen e xhamive dhe sipas tij, organizator është profesori Milazim Krasniqi.

Mushkolaj shkruan se: Sheshi është i të gjithëve, teksa vetë Milazim Krasniqi e ka mohuar këtë deklaratë të Sveçlës.

-Advertisement-

Madje, edhe organizatorët kanë demantuar u.d. të ministrit, Xhelal Sveçla duke i thënë se pas tyre nuk qëndron Milazim Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera