Lajme

Imami kosovar: Rezultatet e PISA-s tregojnë se a meritojnë mësimdhënësit rritjen e pagave apo jo

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 25 August 2022

Imami kosovar, Labinot Maliqi, ka thënë se SBASHKU duhet të kërkojë nga mësimdhënësit të ngritin profesionalizmin e jo rritjen e pagave, shkruan Gazeta inFokus.

Maliqi përmes një postimi në Facebook, ka shtuar se rezultatet e testeve të PISA-s kanë qenë turpëruese dhe ato tregojnë më së miri se a e meritojnë rritjen e pagave mësimdhënësit.

“Rezultatet e PISA-së, janë treguesi më i mirë se a e meritojnë mësimdhënësit rritjen e pagave apo jo. Po të zbatohej si duhet korniza kurrikulare parauniversitare nga mësimdhënësit, do të ngritej niveli i diturisë dhe shkathtësitë e nxënësve, si dhe nuk do ta kishim këtë rezultat turpërues në PISA gjatë këtyre viteve”, është shprehur Maliqi./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera