Lajme

Ilir Meta shkon të takohet me Isa Mustafën

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 04 December 2019

Pas ceremonisë për falënderim e dekorim të Forcave të Sigurisë së Kosovës, Presidenti i Shqipërisë, ka marrë një rrugë tjetër.

Ilir Meta, tani ka shkuar të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, shkruan gazeta inFokus.

Takimi po zhvillohet në zyrën e selisë së LDK-së.

-Advertisement-

Ilir Meta gjatë qëndrimit në Kazermën “Adem Jashari”, u ka dhënë dekorata njësive të kërkim-shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës, ekipit të zjarrfikësve, atyre të Trepçës e KEK-ut, shkruan gazeta inFokus.

Meta gjithashtu tha që edhe FSK e edhe Policia e Kosovës kanë qenë heronjtë e shpëtimit në ditët tragjike kur Shqipëria u godit nga tërmeti shkatërrues./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera