Lajme

IKShPK-ja thirrje qytetarëve: Vloni ujin e ujësjellësit para se ta përdorni atë

Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 20 January 2023

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, për shkak të reshjeve të dendura dhe vërshimeve, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta vlojnë ujin para se ta përdorin për konsum.

Me anë të një thirrjeje në Facebook, IKShPK-së tha se për shkak të vërshimeve dhe prurjeve në burime gjatë ditë së djeshme, procesi i vlimit të ujit është i domosdoshëm për të parandaluar shpërthime epidemike.

IKShP-ja bënë të ditur se ndërprerjet e furnizimit me ujë të pijshëm në disa vende të Kosovës janë bërë si pasojë e vërshimeve të mëdha nëpër komuna.

-Advertisement-

Sipas IKSHPK-së, uji në rrjetet shpërndarëse nga sisteme me vlera të shtuara të turbullirës nuk është brenda standardit të paraparë dhe nuk rekomandohet të pihet.

Postimi i plotë:

QYTETARË TË NDERUAR, VLONI UJIN!

Ju lutemi për kujdes të shtuar!

Mos e përdorni ujin e ujësjellësit të pa vluar!

Uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike.

Kjo procedurë e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike.

Të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.

Si pasojë e vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit tonë situata me ujë të pijes është vështërsuar dukshëm.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë me të gjitha institucionet përkatëse.

Ekipet e Institutit Kombëtar kanë ngritur vigjilencën dhe monitorimin e ujit për pije.

Të gjitha QRSHP në Kosovë janë në gjendje gatishmërie me ekipe kujdestare pa ndërprerë me specialistët e ekologjisë humane dhe epidemiologjisë dhe po monitorojnë situatën epidemiologjike.

Duke pasur parasysh se janë regjistruar vlera të shtuara të turbullirës në shumë burime, si pasojë ka vështirësi në trajtim të ujit në zonat:

KRU “Prishtina”- Rajoni Prishtinë: fabrika në Shkabaj dhe fabrika në Drenas.

Turbullira e shtuar në Kanalin Ibër Lepenc e ka vështërsuar procesin e trajtimit të ujit në FPU Shkabaj dhe në FPU Drenas. Këto dy fabrika janë jashtë funksionit për shkak të pamundësisë të proceseve teknologjike të përpunimit te ujit. Për shkak të uljes së kapacitetit prodhues janë duke u zbatuar restriksione në tërê zonat e shërbimit të KRU-Prishtina.

Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e IKSHPK janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.

KRU “Mitrovica”- Rajoni Mitrovicë: fabrika në Shipolit- Mitrovicë dhe fabrika në Balicë- Vushtrrisë.

Nga dje datë 19.01.2023 FPU Balicë/Vushtri dhe FPU në Shipol/Mitrovicë ka ndërpre furnizimin në Mitrovicë dhe Skënderaj për shkak të rritjes së turbullirës në ujin e pa përpunuar.

Pritet në orët e pasdites të startojë trajtimi me kapacitet të zvogluar.

Në mostrat e grumbulluara deri dje, analiza laboratorike fiziko-kimike rezultojnë me vlerë të ngritur të turbullirës e cila i tejkalon vlerat standarde të lejuara. Nga rezultatet preliminare të mostrave bakteriologjike të ditës së djeshme, janë në rimbjellje dhe rezultatet përfundimtare që do të përfundojnë nesër.

KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës: burimin Drini i Bardhë –Radavc dhe burimi Shkozë, Junik.

Turbullira vazhdon me qenë prezente në burimet Burimi Drini i Bardhe-Radavc dhe burimi Shkozë-Junik.

Ndërsa për shkak të vërshimeve dhe prurjeve në burime, është ndërprerë furnizimi me ujë nga burimi Jarine – Klinë dhe tani furnizimi bëhet vetëm nga fabrika e ujit në Klinë. Gjithashtu është ndërprerë furnizimi me ujë nga burimi i ujit drenazhet sistemi CDF-Deçan.

Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e QRSHP – Pejë janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.

KRU “Gjakovë”- Rajoni i Gjakovës: burimi në Demjan dhe Gërqinë.

Në zonat e furnizimit nga KRU”Gjakova” gjendja e cilësisë së ujit të pijes është e qetë, të gjitha mostrat e analizuara janë brenda standardeve të parapara për ujin e pijshëm.

Në zonat e furnizimit nga burimet në Demjan dhe Gërqinë uji nuk është për pije për shkak të vlerave të shtuara të turbullirës

KRU “Bifurkacioni”- Rajoni Ferizaj: fabrika në Pleshinë dhe sistemi në Kaçanik.

Te gjitha mostrat e ujit të cilat janë marrë dje dhe sot në Ferizaj dhe Kaçanik janë brenda standardeve për ujin e pijes.

Uji në rrjetet shpërndarëse nga sisteme me vlera të shtuara të turbullirës nuk është brenda standardit të paraparë dhe nuk rekomandohet të pihet.

IKSHPK/Qendra e ujit rekomandon dhe apelon qytetarët që:

Uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike. Kjo procedure e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike.

Të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.

IKSHPK / Qendra e Ujit rekomandon të gjitha Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) me qëllim të stabilizimit të furnizimit:

Përdorimi/shfrytëzim i burimeve të paprekura

Furnizimi me autobote/cisterna me ujë të pijshëm

Riparimi dhe zhbllokimi i pusetave

Riparimi i dëmtimeve në rrjetin shpërndarës

Kujdes i shtuar në procesin e trajtimit dhe dezinfektimit

Bashkëveprimi i IKShPK/QU dhe KRU-ve me institucionet shtetërore është në kontinuitet deri në qetësimin e situatës.

Ekipet e Institutit Kombëtar janë në gjendje gatishmërie dhe vazhdojnë me monitorim të rregullt dhe në dispozicion me të gjitha kapacitetet për të ruajtur situatën stabile dhe për çdo përkeqësim të situates epidemiologjike do të informoheni në kohë reale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera