Lajme

Idrizi: Do të ketë zero tolerancë ndaj ngacmimeve seksuale në shkolla

Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 05 January 2023

Një mësimdhënës i shkollës “Andon Zako Çajupi” është suspenduar nga puna për shkak se dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të klasës së gjashtë.

E lidhur me rastin ka folur edhe kryetari i kësaj komune Ferit Idrizi.

Idrizi tha në emisionin Info Magazine në Klan Kosova se lajmet e tilla i ka përjetuar me shqetësim të madh.

-Advertisement-

“Jashtëzakonisht e kam pritur me shqetësim dhe indinjatë. E gjykoj si rast. E kam thënë edhe më herët se do të ketë zero tolerancë për çdo rast që ndodh nepër shkolla”, tha Idrizi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera