Lajme

Identifikohet shoferi që po drejtonte veturën me 135 km/h në zonën ku kufizimi ishte 40 km/h

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 07 October 2026

Policia e Kosovës ka identifikuar shoferin i cili po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 135 kilometrash në orë në një zonë në të cilën shpejtësia e lejuar ishte e kufizuar në 40 kilometra në orë.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, zyrtarët policorë të Nënstacionit Policor në Pozheran e kanë identifikuar personin pasi një video-incizim ku shihej ngasja e automjetit ishte publikuar në rrjetet sociale.

Rasti ka ndodhur në një zonë ku me shenjë trafiku ishte përcaktuar kufizimi i shpejtësisë në 40 km/h, ndërsa automjeti ishte duke lëvizur me 135 km/h.

-Advertisement-

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy